E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet. Kosova 200 mijë euro mbështetje për situatën

Qeveria e Kosoves ka vendosur te ndaje 200 mije euro si mbeshtetje fillestare per Shqiperine, ne tejkalimin e situates se krijuar nga permbytjet e diteve te kaluara. Ne mbledhjen e rradhes, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, tha se Republika e Kosoves do te solidarizohet me shtetin shqiptar dhe do te vazhdoje te ndihmoje aty ku mundet.

"Kemi pasur dhe do te kemi gjithmone solidaritet ndervllazeror por edhe
ndershteteror me popullin dhe shtetin e Shqiperise, nje solidaritet
ndervllazeror dhe ndershteteror i ndersjelle dhe i deshmuar. Prandaj, do
te deshiroja qe propozimi per ndihme fillestare prej nje vlere prej 200
mije eurosh per perballimin e gjendjes ne Shqiperi ta hedh ne votim ne
kabinetin qeveritar. Kush eshte per-faleminderit, kunder-faleminderit,
abstenime s'ka", tha kryeministri Thaci.

Me kete rast kryeministri i Kosoves kerkoi qe te rritet numri i
pjestareve te FSK-se, qe do te dergohen ne shtetin fqinj. "Jemi te
gatshem qe te rrisim numrin e pjestareve qe te ndihmojme ne perballimin e
gjendjes dhe do te kerkoja nga ju zoti minister Mujota qe te rrisni qe
nga sot numrin e te derguarve ne Shqiperi", vijoi Thaci.

Kohe me pare, ekzekutivi kishte marr vendim per dergimin e pjestareve te
FSK-se ne Shqiperi, per te ndihmuar forcat e ushtrise dhe te policise
shqiptare ne operacionet te cilat tashme jane perqendruar ne komunen
Dajc, Ana e Malit, Berdice, Guri i Zi dhe Velipoje.

Edona Peci

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›