E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkiakët socialistë: Ndihmë financiare për zonat e prekura

Shoqata per mbrojtjen e autonomise vendore, ka zhvilluar nje takim me kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama, per situaten ne veri te vendit, nga prmbytjet. Pas nje takimi rreth 30 minuta, kryetari i ksaj shoqate dhe njekohesisht kryetari i bashkise se Pogradecit, Artan Shkembi, deklaroi se te gjithe bashkite opozitare, do te ndihmojne financiarisht, por nderkohe do te solidarizohen ne prpjekjet per te mbledhur ndihma, per familjet e dmtuara. Anetare te tjere te shoqates per mbrojtjen e autonomise vendore akuzuan serish, kryeministrin Berisha per kete katastrofe, e cila sipas tyre eshte rrjedhoje e keqmenaxhimit.

"Ne do te jemi krah tyre per te ndihmuar financiarisht, ku
kryetaret e bashkive dhe komunave do te japin pjese nga pagat e tyre, ku
biznesmene, punonjes te administrates, dhe qytetaret e qyteteve dhe
komunave tona, do sensibilizohen qe te kontribuojne ne permiresimin e
situates", tha Artan Shkembi, kryetar i shoqates per mbrojtjen e
autonomise vendore.

"Kam qene ne terren para dy ditesh dhe kam
pare se cfare shkakton korrupsioni, babezia, dhe paaftesia e kesaj
qeverie e cila ka hap portat pikerisht ne kuotat kritike, ku
specialistet, drejtuesit, deri ne dikastere e deri te kryeministri nuk
ia kane idene se si funksionon sistemi energjetik atje dhe pikerisht u
krijua kjo situate", u shpreh Rustem Struga, kryetar i bashkise Puke.

Nje
dite me pare ne zonen e Shkodres, Partia Socialiste ngriti shtabin e
emrgjences, i cili do te bashkepunoje me cdo bashki dhe komune, per tju
ardhur ne ndihme familjeve te dmtuara.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›