PS: Ministri Prifti përgjegjës për përmbytjet
TIRANE- Partia Socialiste reagon sot për situatën e përmbytjeve duke bërë përgjegjës kryesor vetë ministrin e Energjetikës, Dritan Priftin. Deputeti Socialist Sajmir Tahiri i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet “Duke filluar me Dritan Priftin i cili duhet të largohet nga detyra jo vetëm se është pëegjegjës për këtë që ka ndodhur por edhe për ti dhënë siguri banorëve të përmbytur, edhe të gjithë shqiptarëvë se katastrofa të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.” “Prokuroria duhet të hetojë rigorozisht që për mediokritet, paafsësi, gabim apo më keq akoma me dashje ka shkelur ligjin dhe rregulloren teknike”- ka vijuar më tej Tahiri.PS ka akuzuar për këtë situatë qeverinë, e cila sipas deklaratës së deputetit socialist Sajmir Tahiri, e la të ndodhte kjo katastrofë për arsye korruptive, për të fituar nga eksporti i energjisë duke shkaktuar përmbytje të mëdha në veri të vendit dhe këtë emergjencë humanitare që po pason për të shpëtuar jetët, për të shpëtuar pasurinë e asaj zone.“Babëzia e qeverisë përfiton me cdo kusht nga eksporti i energjisë, duke mbushur digat edhe përtej limitit të lëjuar e shtyn atë përjtej limitit të mundshëm në përmbytje të kërtyre përmasave të jashtëzakonshme. Kjo katastrofë nuk është natyrore dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësitë të gjithë ata që më veprimet dhe mosveprimet e tyre shkatuan këto pasoja”- u shpreh Tahiri.Sajmir Tahiri deklaroi më tej se për këtë katastrofë të ndodhur askush nuk ka marrë përgjegjësitë dhe kjo është e pafalshmë në kushtet kur kjo katastrofë nuk erdhi për shkaqe natyrore.(m.a/BalkanWeb)