E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Kosova dhuron 200 mijë euro për Shqipërinë

Gjithashtu, qeveria ka vendosur edhe shtimin e të numrit të trupave  profesionistëve nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës, po edhe specialistëve të tjerë. ''Po e ndjekim me shumë vëmendje edhe shqetësim situatën e re të përmbytjeve që kanë ndodhur në Shqipëri. Kemi shprehur dhe shprehim gatishmërinë si gjithmonë për ndihmë dhe solidaritet'', deklaroi në fillim të mbledhjes së qeverisë kryeministri Thaçi. ''Kemi kontakte të drejtpërdrejta me qeverinë e Shqipërisë dhe janë ndërmarrë masa në dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe të grupeve të zjarrfikësve të Kosovës, të cilët tanimë ndodhen atje'', u shpreh Thaçi. Duke iu drejtuar ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, kryeministri Thaçi tha se ''jemi të gatshëm që të rrisim numrin e forcave ushtarake që të ndihmojnë në përballimin e gjendjes'' dhe i kërkoi ministrit të shtonte ndjeshëm numrin e të dërguarve në Shqipëri''.''Shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe potencialet që kemi, në koordinim edhe me autoritetet ndërkombëtare. Të shfrytëzohet kapaciteti më profesional i mundshëm, njerëzor dhe teknik, në mënyrë që të jemi më afër qytetarëve atje, të jemi më afër angazhimeve për kapërcimin e kësaj gjendje jo të lehtë për qytetarët në Shqipëri'', vazhdoi më tej kryeministri kosovar.''Kemi pasur dhe do të kemi gjithmonë solidaritet ndërvëllazëror, por edhe ndërshtetëror me popullin dhe shtetin e Shqipërisë. Një solidaritet ndërvëllazëror dhe ndërshtetëror ky i ndërsjellë dhe i dëshmuar'', theksoi Thaçi. ''Prandaj, qeveria e Kosovës ka vendosur që sot paraprakisht si ndihmë fillestare të propozojmë të mblidhen 200 mijë euro si ndihmë për përballimin e gjendjes, por do të jemi gatshëm për ndihma edhe më të madha, varësisht nga situata, kushtet dhe rrethanat e reja që mund të krijohen'', deklaroi kryeministri Thaçi në mbledhjen e qeverisë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›