E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Situata në kaskadën e Drinit po përmirësohet

Drejtori i kabinetit në METE, Ilir Ciko deklaroi të shtunën se është duke u stabilizuar situata dhe se ka tendencë në zvogëlim të prurjeve në kaskadën e lumit Drin. Sipas tij, tashmë strukturat e METE-s ndodhen në terren për të ndihmuar me mjetet e nevojshme financiare banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër, ndërsa shtoi se në këtë drejtim një kontribut të madh po jep edhe biznesi. Ciko tha gjithashtu se në Hidrocentralin e Vaut të Dejes shkarkimet kanë rënë nën 2000 m3/sek, aktualisht janë 1900 m3/sek, ndërsa prurjet në hidrocentralin e Fierzës maten rreth 650 m3/sek që do të thotë se kanë tendencë rënie. "Ne kemi vënë në dispozicion të zonave të përmbytura edhe repartin e inspektim shpëtim të minierave që është një strukturë e specializuar për ndërhyrje në raste të tilla", deklaroi Ciko, ndërsa ftoi biznesin për t'i ardhur më tepër në ndihmë banorëve të këtyre zonave.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›