E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 10 mijë ha tokë dhe mbi 2400 shtëpi nën ujë

Ministria e Brendshme tha se janë evakuuar 4177 persona nga zonat problematike. “Po merren masa konkrete për trajtimin e personave të evakuuar me ushqime dhe asistencë mjekësore. Janë ngarkuar me detyra kryetarët e njësive vendore në bashkëpunim me strukturat e policisë dhe ushtrisë për të verifikuar konkretisht familjet e evakuara pranë të afërmve të tyre, identifikimin e tyre me qellim që ndihmat të shkojnë në destinacionin e duhur”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja. Ai bëri të ditur se “me urdhër të Kryeministrit Sali Berisha, Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile ka zhvilluar një takim me autoritetet malazeze ku është diskutuar mbi mundësitë e lehtësimit të derdhjeve ujore në lumin Buna”. Konja tha më tej, se në të gjitha zonat, shërbimi shëndetësor është i pranishëm gjatë 24 orëve. Për sa i përket kushteve atmosferike, MB-ja bëri të ditur se gjatë së dielës do të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë vendin. E njëjta situatë do të jetë edhe për ditët në vazhdim.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›