E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket e Nene Terezes do te transferohen ne Shkoder

Takimi Ne raste emergjencash mjeke te pergjithshem kirurge reanimatore infeksioniste e infermiere drejt Veriut

Zonat e permbytura te izoluara banoret e evakuuar e te gjithe pacientet kronike jane duke marre sherbim shendetesor e perkujdesje kudo qe ndodhen. Berthama e shendetesise ngritur qe ne diten e pare te permbytjeve eshte duke ndjekur nga afer gjendjen shendetesore te banoreve qe eshte edhe prioriteti kryesor i ketij shtabi. Dje ne nje takim me ministrin e Shendetesise drejtorin e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza dhe dekanin e Fakultetit te Mjekesise eshte folur dhe organizuar puna ne rast se do te kemi nje gjendje edhe me emergjente. Keshtu eshte rene dakord qe ne ndihme te familjeve ne Qarkun e Shkodres do te jene edhe mjeket e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ne nje takim me shefat e pavijoneve te Qendres Spitalore Nene Tereza dhe pedagoge te Fakultetit te Mjekesise ka kerkuar ndihmen maksimale per keto familje si dhe gatishmerine e plote per kapercimin e situates se emergjences. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka pohuar se e rendesishme eshte shpetimi i jeteve te njerezve. Ne jemi te gatshem te ofrojme ndihme mjekesore te specializuar per banoret e Shkodres ne zonat e permbytura. Ju do te jeni pjese e ketyre ekipeve pasi sot eshte shume e rendesishme shpetimi i jeteve te njerezve - ka nenvizuar Vasili. Sipas tij sot nuk mund te behet nje vleresim i situates epidemiologjike kjo do te nise menjehere sapo kjo situate te permiresohet. Ne koordinim me Ministrine e Shendetesise dhe ne bashkepunim shume te ngushte jemi ne nje regjim gatishmerie per te perballuar qofte me personel mjekesor edhe me materiale mjekesore cdo skenar dhe situate te pritshme. Gjithsesi urojme qe me gatishmerine tone dhe me ndihmat materiale qe do te japim do te lehtesohet gjendja ndersa shpresojme qe te kete nje permiresim te vazhdueshem - tha drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku. Nga ana tjeter ne varesi te situatave personeli mjekesor qe eshte ne gjendje gatishmerie keto dite perbehet nga mjeke te pergjithshem mjeke kirurge reanimatore mjeke infeksioniste infermiere. Bluzat e bardha gjate takimit te organizuar me drejtorin e QSUT-se por edhe me dekanin e Fakultetit te Mjekesise jane treguar te gatshem per te dhene ndihmen e tyre ne zonat e permbytura.

Nderkohe qe edhe dekani i Fakultetit te Mjekesise Alfred Priftanji ka pohuar se per shkak te situates se emergjences Fakulteti i Mjekesise do te jete prane familjeve te cilat kane nevoje per perkrahje strehim per veshje ushqime dhe ndihme mjekesore. Jemi sot ketu per te shprehur solidaritetin mbeshtetjen tone per te qene prane atyre mijera njerezve qe sot me shume se kurre ne jeten e tyre kane nevoje per ne per te qene prane atyre jo vetem si mjeke por per tu ofruar cdo lloj ndihme te nevojshme - ka pohuar Priftanji.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›