Permbytjet, Lorik Cana dhuron 10 mijë euro

(ALBANIA SPORT) - Lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, gjëndet pranë familjeve të përmbytura dhe dhuron një shumë prej 10,000 euro në ndihmë të tyre
Deklaratë:
Me shqetësimin më të madh po e ndjek situatën në veri të vendit, e cila si pasojë reshjeve dhe prurjeve të shumta ka shkaktuar përmbytje të sipërfaqeve të mëdha teritoresh. Duke i ndjerë në vehte këto pasoja, në shenjë solidarizimi me banorët e këtyre teritoreve të përmbytura, dhuroj shumën prej 10,000 euro, me destinacion për ndihmë të familjeve të ketij rajoni. Me këtë rast inkurajoj të gjitha përpjekjet që shteti shqiptar, individë, organizatat dhe vendet mike të cilët po bëjnë të pamundurën për t'ju gjetur sa më afër popullatës së këtyre zonave të afektuara nga kjo tragjedi. Në këtë drejtim, shfrytëzoj rastin tu bëj thirrje të gjithë atyre që kanë sado pak mundësi të ndihmojnë dhe tu gjenden në c’do formë pranë familjeve të përmbytura duke i ndihmuar ata, për ta kapërcyer këtë situatë.
Me respekt,
Lorik CanaBurimi: Albania-sport.comE Merkure, 13 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili