E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu: “Skanim të plotë talenteve”

(ALBANIA SPORT) - Trajneri i Kombëtares U-19, Ramadan Shehu, do të jetë bashkë me atë të U-21, Artan Bushati, në grumbullimin që do të zhvillohet në Greqi (18-21 janar 2010). Ish-tekniku i njohur i disa prej skuadrave më të mira të Shqipërisë e vlerëson zborin si një mundësi të mirë.
“Ky grumbullim është programuar prej kohësh nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Zyrën e Talenteve në Greqi dhe ne si staf kemi përfunduar çdo detaj. Do të vëzhgojmë nga afër lojtarët që tashmë kanë konfirmuar praninë e tyre. Detyra e ekipeve kombëtare të moshave është përgatitja e lojtarëve për ekipet pasaardhëse e ndoshta mund të gjejmë lojtarë, pasi mesa kam parë listën e ekipeve ku ata luajnë janë, skuadra janë me emër në Greqi. Gjithsesi do t’i shohim konkretisht. Përgjegjësi i zyrës së Greqisë na ka mbajtur vazhdimisht në kontakt”, - tha Ramadan Shehu.
Trajneri Shehu ndihet i kënaqur me atë që ka prodhuar nga Kombëtarja U-19. “Të paktën në grumbullimin e fundit në Turqi të Kombëtares A ishin jo pak, por gjashtë lojtarë që kanë qenë pjesë e përfaqësueses U-19, si Bekim Bala, Ditmar Bici, Klodian Samina, ettj.”.
Bala ishte edhe pjesë e Kombëtares U-19 në kualifikueset e Europianit ku shënoi edhe dy gola kundër San Marinos (të fituar 4-1, gola e tjerë nga Koni dhe Vajushi).
“Nga ai turne jam relativisht i kënaqur, pasi dhe u përballëm me skuadra si Italia, ndërkohë që fati nuk ishte dhe ne as kundër Iralndës, ku u ndëshkuam nga një penallti ( në minutën e 56-të nga Doran dhe Anderson në të 84) dhe arbitri nga nxori një lojtar më të kuqe (Alvaro Bishaj)”, - tha Ramadan Shehu.  Shqipëria U-17 në edicionin e fundit humbi me Italinë (5-0) dhe Irlandën (2-0) dhe fitoi me San Marinon(4-1).
 
Lysjen Nurishmi, menaxheri i ekipit Kombëtar U-19, pohoi për Albania-sport.com: “Janë dy vite datëlindjesh lojtarësh që do të jenë të pranishëm në zborin e Athinës, ata të viteve 1992 dhe 1993. Janë 36 lojtarë të konfirmuar. Disa prej tyre kanë aplikuar direkt përmes faqes zyrtare në internet të FSHF-së, pasi është në fakt një grumbullim i lirë, gjithsesi përveç të konfirmuarëve mund të vijnë dhe lojtarë të tjerë”.
Në listën paraprake janë 21 lojtarë që i përkasin vitlindjes 1992 dhe 15 futbollistë të vitlindjes 1993. Midis emrave mund të përmendim lojtarë nga PAS Janina (Mateo Ferko, Xherald Gjeka, Jorgo Kristo), Astera Tripoli (Adi Brahimllari, Mario Filaj), AEK-u (Kristino Dumo, Martin Dedja, Harrallamb Qaqi), Panionos (Aleksandër Doko, Kozma Gjezo, Mario Duni), OFI (Araldo Delia), Iraklis (Hamels Hoxha), PAOK-u (Zenel Gelaj, Kostandin Gjikopulli), Ionokos (Eglantin Dhima, Nikollaq Dhimitri), Rotsars (Rexhat Muçollari), etj.
Shqipëria U-19 e drejtuar nga Ramadan Shehu ka njohur edhe  kundërshtarët e saj për eliminatoret e Kampionatit Europian 2010/2011 të kësaj moshe, finalet e të cilit do të luhen në Rumani. Shqipëria ndodhet në grupin 8 së bashku edhe me Belgjikën, Anglinë dhe Qipron. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Belgjikë, në datat 8-13 tetor 2010. Dy ekipet më të mira të çdo grupi, janë 13 të tilla në gjithë Europën, do të kalojnë në fazën e dytë eliminatore, apo Elite Raund.
Grumbullim edhe në Itali
FSHF-ja, nga data 18 deri më 20 janar 2010, trajnerët e ekipeve kombëtare U-17 dhe U-15, respektivisht Ardian Mema dhe Sulejman Demollari, do të zhvillojnë stërvitje me talentet shqiptarë që gjenden në vendin fqinj, përkatësisht të datëlindjeve 1994 dhe 1995. Stërvitjet do të zhvillohen në qytetin e Rietit, në fushën stërvitore të klubit të futbollit që mban të njëjtin emër. Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 13 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›