E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho i sigurt në Inter

Edhe nëse dështon ta eliminojë Chelsean nga Liga e Kampionëve, kjo nuk do t'i kushtojë Jose Mourinhos me humbjen e punës së tij si trajner i Interit.

Inter ka dominuar në futbollin italian, por ka dështuar në garat europiane.

Ish menaxheri i Chelseas, do të takojë ish ekipin e tij në përballjen më interesante të fazës eliminatorë të Ligës së Kampionëve.

Dhe Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka premtuar se e ardhmja e Mourinhos nuk është e lidhur me takimet kundër Chelseas.

“Trajneri do të mbetet me ne. Liga e Kampionëve nuk duhet të bëhet një obsesion apo një kompleks për ne”, tha Moratti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›