E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besart Ibraimi firmos për Schalke 04

(ALBANIA SPORT) – Besart Ibraimi është shqiptari i radhës që i shtohet armatës shqipfolëse në Gjermani. 23-vjeçari i skuadrës shqiptare, Renova në Maqedoni, nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me Schalke 04, deri më 30 qershor 2013. Trajneri i “qymyrxhinjve”, Felix Magath, tha për sulmuesin shqiptar (1.82 m): “Sigurisht që na jep kënaqësi angazhimi i tij, por në e shohim atë më shumë në këndvështrimin e perspektivës”. Ibraimi shënoi 13 gola në 26 ndeshje gjatë sezonit të kaluar në Superligën maqedonase, ndërkohë që numëron edhe pesë ndeshje me Kombëtaren e Maqedonisë.Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 13 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›