E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet MPPT njofton gjendjen e rrugeve

Si pasoje e reshjeve te shumta te shiut ne pjesen Qendrore dhe Veriore te vendit situata paraqitet mjaft problematike ne shume rruge nacioanale dhe dytesore.
Ne nje njoftim zyrtar Ministria e Puneve Publike dhe Transportit ka njoftuar gjendjen e rrugeve ku situate paraqitet mjaft problematike ne nje pjese te tyre per shkak te shembjeve dhe rreshqitjeve.
Keshtu ne aksin rrugor Shkoder - Hani i Hotit midis komunes Bajze dhe Doganes rruga eshte e bllokuar per mjetet e tonazhit te rende. Ka filluar vendosja e tubacioneve metalik per te bere te mundur kalimin e trafikut.
Ne Aksi Koplik - Boge ura mbi Perroin e Thate eshte shembur.
Ne rrugen Nacionale Shkoder - Lezhe tek Harku i Berdices lartesia e ujit ka arritur 70 cm mbi nivelin e rruges. Qarkullimi eshte i mundur vetem per mjetet e larta mjetet e uleta qarkullojne nga rruget lokale.
Ne Aksin Qafe Mali - Fierze qarkullimi kryhet me nje kalim.
Ne aksin Sopot - Ura e Bujanit rruga eshte e bllokuar si pasoje e demtimit qe ka pesuar shpatulla e ures. Qarkullimi kryhet nga Ura e Valbones vetem per mjetet e vogla.
Ne aksin Qaf Buall - Suc ka pasur shkarje te skarpates aktualisht rruga eshte e zbllokuar me nderhyrjen e drejtorise rajonale te rrugeve.
Ne Uren e Matit niveli i ujit eshte 50 cm mbi ure si pasoje e fryrjes se lumit qarkullimi i mjeteve kryhet me veshtiresi ne prezence te forcave te Policise.
Ne Aksin Klos - Burrel si pasoje e reshjeve te shumta ka sasi te konsiderueshme uji mbi trupin e rruges qarkullimi kryhet me veshtiresi.
Ne autostraden Tirane - Durres zona Marikaj dhe Maminas ka prezence uji ne trupin e rruges qarkullimi kryet me shpejtesi te kufizuar.
Ne aksin Fier - Fratar mbetet problem aktivizimi i shembjeve dhe rreshqitjeve. Qarkullimi i mjeteve kryehet me vershtiresi ne kete pjese te rruges eshte vendosur sinjalistika perkatese.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›