E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, sekuestrohet 6 kg drogë brenda një Benzi

Lënda narkotike u sekuestrua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së shkuar në automjetin tip Benz me targa Tirane, që drejtohej nga shtetasi Anesti Nikolla.

Sipas policisë lokale, droga ishte fshehur poshtë sedijes së pasme të automjetit, e ndarë në gjashtë pako në formë cilindrike të mbështjella me letër natriban. Lënda narkotike do të transportohej për në Greqi. 

Policia ka arrestuar shtetasin Anesti Nikolla, 40-vjeç, lindur ne Memaliaj dhe banues ne fshatin Jorgucat të Dropullit të Sipërm, si dhe ka ushtruar kontroll ne banesën e tij, ku ka gjetur edhe 2 kg të tjera lëndë narkotike. /Start/

                                                                                             2011-12-06 10:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›