Permbytjet Meta raporton ne Komisionin e Sigurise

Ministri i Energjetikes deklaron se digat jane te sigurta kerkon me shume kohe per pyetjet e socialisteve
Zevendeskryeministri njeheresh edhe minister i Ekonomise dhe Energjetikes Ilir Meta raportoi para anetareve te Komisionit te Sigurise mbi masat e mara nga dikasteri qe ai drejton per sigurimin e infrastruktures elektrike te vendit. Ne fjalen e tij perpara deputeteve zoti Meta garantoi komisionin se situatat e permbytjeve nuk do te perseriten.
Jane marre te gjitha masat per digat dhe nuk do te kete permbytje. Do te behen shkarkime te alternuara jo shkarkime masive te ujit grupe te kontrollit monitorojne vazhdimisht digat - u shpreh nder te tjera Ministri i cili paraqiti perpara Komisionit projektet ne zbatim e siper per forcimin e argjinaturave te lumenjve.
Por deputeti i qarkut te Shkodres Paulin Sterkaj i cli ne zgjedhjet e fundit kandidoi per siglen e PD-se deklaroi se nuk jane mbajtur as 105 e investimeve te premtuara pas permbytjeve te nje viti me pare si ne argjinatura ashtu edhe ne hidrovore. Sipas tij asnje nga hidrovoret nuk eshte ne gjendje pune. Argjinaturat qe jane care nuk jane permiresuar.
Meqe jane ne keto kushte a jane marre masat per nje permbytje te mundshme ne Shkoder sepse vjet ne kemi prit ndihma nga greke maqedonas sepse mundet te kete nje permbytje te dyte nese ka reshje. Me sa kam informacionin nuk eshte bere as 10 e asaj qe eshte kerkuar dhe qe eshte lene per detyre per permiresimin e sistemit - u shpreh Sterkaj.
Nderkohe deputetet e opozites i drejtuan disa pyetje ministrin te Ekonomise. A ka nje proces ku te jete identifikuar sistemi kritik i infrastruktures energjetike. Rreziqet ne infrastrukturen elektrike nuk jane pjese e shkaqeve natyrore por edhe per shkaqe te caktuara nga njeriu dhe ketu kam parasysh shkaqe nga terrorizmi
A ka nje koordinim te shprehur ne nje dokument pune apo memorandum bashkepunimi sesi bashkerendohet veprimtaria mes Ministrise suaj dhe institucioneve si SHISH dhe polica ne raste te nje krize te mundshme per menaxhimin e situates - ishin disa prej pyetjeve te shtruara nga deputetet e PS-se. Por zevendeskryeministri Meta kerkoi me shume kohe per te dhene sqarime duke u shprehur i gatshem per te seanca te tjera degjimore.
Per Gjonin pyetjet kerkojne nje informacion me te hollesishem por do ti vendosim shume shpejt ne dispozicion. Konkluzioni per personat e ndaluar per akte te ndryshme keqberese ndaj sistemit tone nuk mund tju them sot sepse nuk jam i pergatitur me duhet nje info nga Policia SHISH Prokuroria - sqaroi Meta minister i Ekonomise dhe i Energjetikes.
Ristani Pa pjesemarrjen e PS-se te pamundura zgjedhjet vendore
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi se zgjedhjet vendore te 8 majit do te jete e pamundur te mbahen nese njera pale nuk merr pjese.
Teknikisht mund tju them qe Kodi Zgjedhor eshte i ndertuar mbi baza bipartizane ku forcat politike qe marrin pjese ne kuvendin e Shqiperise pozites dhe opozites menaxhojne se bashku procesin.
Ne rast se njera nga palet nuk do te marre pjese ne proces procesi behet pothuajse i pamundur per tu zhvilluar - tha Ristani. Sipas kreut te KQZ-se vendimi per te djegur fletet e votimit te zgjedhjeve te kaluara parlamentare mbetet ende nje opsion.
Jo KQZ por asnje institucion i ketij vendi nuk mund te funksionoje mbi baza joligjore. Per kete arsye KQZ per mendimin tim nuk mund te kete asnje shans per te vepruar ne kundershtim me ligjin - tha Ristani. Lidhur me ndryshimin e Kodit Zgjedhor kryetari i KQZ-se theksoi se nuk eshte kodi qe cenon standardet por vullneti i partive politike.