E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti 2001 Berisha Investim 500 mln dollare per rruget

TIRAN- Kryeministri Berisha parashtroi dje disa te dhena te buxhetit te vitit te ardhshem duke theksuar edhe disa nga prioritetet e tij. Sipas Berishes investimet ne rruge do te kene perparesi duke i ndare edhe nje buxhet prej 500 milione dollaresh.


Po ashtu prioritete te buxhetit te ardhshem do te jene turizmi pagat pensionet bujqesia si dhe investimet ne infrastrukturen e brendshme te qyteteve sic jane vendet e parkimit per automjetet.

Nisur edhe nga problemet e hasura me shlyerjen e detyrimeve ndaj paleve te treta nga pushteti lokal kryesisht shlyerja e faturave te energjise elektrike Berisha dergoi nje mesazh krereve te qeverisjes vendore per shmangien e ketyre dukurive ne te ardhmen. Pjese e terheqjes se vemendjes ishte edhe mosperdorimi i fondeve per paga.


Me ane te nje vendimi te posacem qeveria shleu me parate e buxhetit te shtetit detyrimet e ketyre te fundit ndaj CEZ Shperndarjes me paralajmerimin se kjo nuk do te ndodhe me ne te ardhmen.

Ne jemi shprehur dhe me pare se fondet qe do tiu dergohen qeverive vendore do te kene destinacion ne radhe te pare nevojat jetike te qytetareve dhe jo rrogat e rrogetareve.


Kur them nevojat jetike te qytetareve e kam fjalen per shembull per energjine per ujesjellesit. Kjo eshte nje nevoje jetike sepse ata nuk e paguajne energjine. CEZ eshte sipermarrje private dhe nuk mundet asnje institucion publik ti qendroje qofte edhe nje jave borxh - tha ai. Buxheti i vitit 2011 eshte ne faqen e fundit te pergatitjes se tij dhe pritet te miratohet ne javet ne vazhdim.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›