E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit

 FOTOT Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 8 janar NOA - Në një kohë kur zonat e përmbytura në Lezhë e Shkodër kanë nisur të zgjerohen, duke bërë që uji të hyjë edhe në qytet, ministri i Energjitikës Dritan Prifti kërkon të qetësojë situatën, duke thënë se më e keqja tashmë ka kaluar. Sipas tij, bora e rënë në male ka shkrirë dhe nuk pritet të ketë prurje të larta në hidroçentrale. Shkarkimet nga të tre hecet vazhdojnë, por pavarësisht kësaj situate niveli i Fierzës vijon të mbetet në kuotën e 292.5 metrave, me tendencë rritëse 2 cm në orë.

Sot ndjehem më mirë me menaxhimin e kaskadës nga korporata, tashmë nuk besoj se do të kemi përkeqësim të situatës, pasi prurjet më të mëdha nga malet kanë mbërritur, ndaj unë mendoj se gjendja do të shkojë drejt përmirësimit në ditët në vijim- tha Prifti. Rënie të nivelit të ujit kanë pësuar edhe liqeni i Komanit e Vau të Dejës. Ndërkohë që ngrohja e temperaturave ka bërë që të ulet prodhimi i energjisë elektrike. Eksporti mbetet në kufijtë maksimale, mbi 10 milion kë/orë. Nisur nga situata e krijuar të hënën do të mbërrijnë në Shqipëri ekspertë italianë të digave për të menaxhuar më mirë kaskadën e Drinit. Sipas Priftit grupi i ekspertëve do të asistojë me aparatura më të specializuara, për një mirë menaxhim, të paktën derisa të kalojë gjendja e emergjencës. Por është ende herët për të llogaritur efektin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në Shkodër e Lezhë, megjithatë paratë që do të mblidhen nga shitja e energjise elektrike do të kalojnë për dëmshpërblimin e banorëve të përmbytur. Sipas ministrit nga eksporti i energjisë KESH siguron në ditë një shumë e cila arrin deri në 1 milion e gjysmë euro. r.l/NOA Më shumë mbi argumentin e ditës: Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, sbëhet politikë me të tilla ngjarje Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›