E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vorpsi: Qeveria po shet pronat tona padrejtësisht

Në mbështetje të shoqatës Bregdeti, kanë dalë dhe Shoqata Pronësi me Drejtës, ë cilët kërkojnë kthimin e pronës tek i zoti. Çështja e pronave të bregdetit është kthyer në një mosmarrëveshje ndërmjet shtetit dhe banorëve të zonës së Orikumit. Anëtari i Shoqatës së pronarëve, Mershit Vorpsi, u shpreh për gazetën SOT, se ligji i ri i miratuar nga qeveria shqiptare për pronat në bregdet, nuk ka qenë një risi, por thjeshtë një strategji e menduar prej kohësh,

se si tu merren pronat pronarëve të tokave. Ai theksoi se edhe pse Shqipëria ka 21 vjet në kapitalizëm, po përdoret e njëjta formë si në kohën e diktaturës për marrjen e pronave. Pavarësisht se ne kemi 21 vjet që kemi hyrë në kapitalizëm, akoma në ndarjen e pronave është duke u menduar me mentalitetin e vjetër, ku toka i merret pronarit të vërtetë dhe shteti ja shpërndan elektoratit të vet, u shpreh Vorpsi. Ai theksi se i vetmi ndryshim nga periudha e diktaturës, është se shteti po ju shtet pronat ayre që jua dhe sistemi komunist dhe po ua fal militantëve të vet. Ndër të tjera ish-pronarët duke u bazuar dhe tek progres-raporti i fundit i ndërkombëtarëve kanë kërkuar që për kthimin dhe kompensimin e tokës duhet miratuar një ligj i ri. Ata janë shprehur ashpër në drejtim të qeverisë shqiptare, duke theksuar se deri më tani qeveria nuk po bën asgjë tjetër përveçse po luan rolin e një sekseri të palegjitimuar i cili po përpiqet që të përfitojë më shumë për vete. Ish-pronarët i bëjnë thirrje qeverisë se nuk kërkojnë as kompensim monetar dhe as kompensim fizik nga ajo, ata duan që të marrin tokat e tyre ku i kanë, duke u shprehur se janë këta të fundit të cilët do të vendosin nëse do ta shesin pronën, do ta falin apo do ja dhurojnë shtetit. Ndërsa kanë kërkuar që ti jepet fund njëherë e mirë korrupsionit me pronën nga ana e qeveritarëve tanë, të cilët sipas tyre deri më sot po favorizojnë vetëm njerëzit e tyre. Ndërsa kanë shpjeguar se qeveria duhet të shmangë dhe paditë që po ngrenë dita ditës pronarët në Gjykatën e Strasburgut, pasi sipas tyre kjo nuk e favorizon shtetin shqiptar, por përkundrazi bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu ata kanë theksuar se shifrat të cilat qeveria shqiptare ka miratuar deri më tani, janë shumë larg shifrave reale me të cilat shitet një metër katror tokë në qendër të Tiranës. Sipas tyre shifra për kompensim e përdorur nga ana e qeverisë shqiptare, arrin nga 60 mijë lekë deri në 240 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që çmimi real i shitjes së tokës arrin në 1000 deri në 2000 euro për metër katror. Ndërsa janë shprehur dhe kundër ligjit të legalizimeve, duke theksuar se ai është një tjetër ligj komunist i qeverisë shqiptare në kapitalizëm, e cila sipas tyre jo vetëm që favorizon së tepërmi pushtuesit e pronave, por dëmton shumë rëndë dhe pronarët e vërtetë të këtyre pronave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›