E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH: Të dhënat për tre HEC-et deri në orën 10:00

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka bërë të ditur pryrjet në kaskadat e liqeneve mbi Drin deri në orën 10:00 të ditës së sotme.
Sipas të dhënave nga KESH, prurjet në liqenin e Fierzës janë 650 m3/sek, ndërkohë që prej andej shkarkohen 1120 m3/sek nga portat e Shkarkimit dhe turbinat. Në HEC-in e Komanit, prurjet janë 440 m3/sek, ndërsa shkarkimet 1800 m3/sek.

Për sa i përket liqenit të Vaut të Dejës, prurjet janë 240 m3/sek dhe prej andej derdhen 1900 m3/sek. Sipas të dhënave të grumbulluara vihet re se prurjet janë zvogëluar në të tre liqenet. Ndërkohë, niveli i Fierzës ditën e sotme është 292.14 metra, nga 296 metra që është pika maksimale.

Niveli në liqenin e Komanit është 171. 52 metra, ndërkohë që pika maksimale është 175 metra. Për sa i përket Vaut të Dejës, niveli ditën e sotme është 74.27, më pak se dy metra nga pika maksimale, që është 76 metra.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›