E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet Rama Digat u keqmenaxhuan

Vetem pak perpara se te nisej drejt zonave te permbytura kryetari i opozites Edi Rama riberi teresisht pergjegjse qeverine dhe kryeministrin Sali Berisha per situaten. Akuzave te nje dite me pare per mosmarrjen e asnje mase per argjinaturat e Bunes dhe by pasin e Shkodres shefi i selise roze i shtoi sot edhe nje tjeter ate te keqmenaxhimit te digave.

NUk eshte absolutisht e vertete qe procesi i menaxhimit te kaskadave kete here nuk eshte pjese e problemit. Jo perkundrazi eshte pjese integrale e problemit dhe nuk eshte rastesi dhe padomethenie qe ka nje mungese te plote transparence madje as mediat nuk lejohen qe ti afrohet tha Edi Rama kreu i PS.

Por Rama cilesoi jo vetem papergjegjshmeri te kryeministrit per riperseritjen e ketyre situatave por edhe pashpirtesi te tij duke sjelle si argument ate qe Rama cilesoi si sjellje joserioze e kreut te qeverise nje dite me pare ne seancen parlamentare kur opozita kerkoi sqarime per permbytjet. Nuk e ka votuar njeri per te qene kryeminister por qe sot kryeministri i vendit shperthen ne lumenj rrugacerie verbale kunder kundershtareve te vet tha Rama.

Rama ironizoi kryeministrin dhe kryetaren e Kuvendit per qendrimet e tyre te fundit ne kete situate emergjence. Ka mundesi qe arsyeja jone te pranoje se nuk ka pasur shira te tille ne te shkuaren. Ka mundesi qe arsyeja te pranoje se perseri keto gjera do ndodhin kur Saliu ta beje Bunen te lundrueshme me varka qe te shkojne e te vijne bashke me Jozefinen per peshk ka mundesi tha Rama.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›