Përmbytjet, Stojku “llogari” në Prokurorinë e Shkodrës
Stojkut i shoqëruar me avokatë mbrojtës, ka dhënë dëshmi rreth përmbytjeve që ndodhën në këtë qark fund dhjetorin e vitit të shkuar dhe fillim janarin e këtij viti. Burime nga Prokuroria e Shkodrës thonë se organet e hetimit tashmë kanë nisur verifikimin e dokumenteve mbi shkarkimet e tre hidrocentraleve mbi kaskadën e lumit Drin. Ndërkohë, bëhet e ditur se do të thirren për t’u pyetur edhe drejtorët e HEC-ve, nga të cilët u derdhën sasi të mëdha uji, që shkaktuan përmbytjen e mijëra hektarëve tokë në zonat e nën Shkodrës.