HIV ne Shqiperi pa fytyre

Te semuret me HIV/AIDS Frike dhe pasiguri perballe zbulimit te identitetit dhe stigma e refuzimi qe ndjek te gjithe zinxhirin
Me duhet te lutem me duhet te mendoj nuk di a eshte ide e mire ti coj te semuret me AIDS ne nje vend te njohur turistik. E sikur te refuzoheshin Do te vuaja dy here. Keshtu shkruante ne ditarin e saj Nene Tereza ndersa kalonte cdo dite te jetes duke u kujdesur e u qendruar atyre prane.I druhej refuzimit mohimit i druhej peshes se nje porte te mbyllur qe do te rendonte keq mbi dhimbjen fizike e shpirterore te nje te semuri me SIDA. Nje vend te tille turistik rralle e gjen ne bote pasi eshte frika indiferenca mosinformimi qe e mban te fshehur dere pas dere. Ne Shqiperi keto dyer jane te trasha shume te trasha te mbyllura me celesa te denueshme moralisht e socialisht te diskriminueshme.Cdo 1 dhjetor fjongot e kuqe mbi gjoks nuk mungojne kurre shoqerojne fotografi revistash e studio televizive duke na kujtuar se semundja me numrin me te madh te viktimave ne shekullin e kaluar vazhdon e tille edhe sot. Nje fjongo e kuqe por mjaft e vecante Red Ribbon Awards 2010 nderoi pak kohe me pare Shoqaten Shqiptare ne Mbrojtje te Personave me HIV/AIDS. Nje cmim i rendesishem boteror perballe nje realiteti te veshtire social moral e ekonomik qe shoqeria shqiptare i ofron cdo dite ketij komuniteti. Eumlshte nje bashkejetese pothuajse e pamundur qe imponon maskimin fizik te personit me AIDS duke iu uleritur jo rrallehere Per mua ti nuk ekziston. Personat me HIV/AIDS ne Shqiperi nuk kane fytyre e as une vete nuk kam - shprehet kryetarja e kesaj shoqate. Madje ky realitet nuk i lejon te kete as emer ne Tirane e njohin me pseudonimin Teuta edhe pse cdo aktivitet nderkombetar e kombetar mban firmen reale te saj. Kurrizi i kthyer nje telekamere shqiptare qe po e intervistonte dhe fotot me emrin e vertete te stampuar mire gjate nje konference nderkombetare eshte paradoksi i nje realiteti vendas me te cilin duhet te bejne llogarite e tyre cdo dite te gjithe personat e semure me HIV/AIDS. E nuk eshte vetem diskriminim social e moral por shkon me tej kapercen profesionalizmin e humanizmin shkel privacine e te drejta themelore te njeriut dhe i dhuron qellimisht izolimin. Shoqeria shqiptare pergjithesisht i konsideron te droguar homoseksuale me vese e sjellje te keqija por po tu referohesh statistikave te fundit e verteta eshte krejt ndryshe. Homofobia e kesaj shoqerie i heq nga shkolla nga puna i ndan nga familja nga miqte i braktis ne indiferencen e varferise urise harreses e ne vuajtjen psikologjike ndaj jetes. Midis tyre ka dhe femije jane bijte e Teutes e nje Teute tjeter e te nje tjetre akoma qe nuk kerkojne gje tjeter vecse te jetojne denjesisht.
Dua ta nis kete bisede me ju me imazhet e nje interviste televizive ku me kurriz te kthyer nga kamera e ne pseudonimin Teuta flisni per nje cmim te rendesishem Red Ribbon Awards 2010 Cmimi Fjongo e Kuqe 2010 me te cilin shoqata juaj sapo eshte vleresuar. Pse kjo zgjedhje e ruajtjes se anonimatit
Kjo nuk eshte nje zgjedhje e rastesishme imja por e imponuar. Ne fakt HIV/AIDS-i ne Shqiperi nuk ka fytyre. Edhe kur dalim e flasim ne intervista apo emisione te ndryshme televizive fshehim fytyren per shkak te problemeve qe krijohen me komunitetin ne jeten e perditshme. Stigma dhe diskriminimi ne Shqiperi eshte akoma ne nivele shume te larta.
Ne kete aspekt realiteti shqiptar eshte shume stresues nje situate ku personat qe jetojne me HIV ne syte e te tjereve duken si anormale. Mund te permend ketu impaktin qe krijohet nga perballja e pare me ne. Pergjithesisht ne veshtrimin e tyre frika nga e panjohura bashkohen me surprizen e imazhit qe kane ne mendjen e tyre dhe me ate cka shohin realisht. Ne cdo moment duhet gjetur forca brenda vetes per te luftuar nga nje ane virusin qe mbart e qe kerkon te te marre jeten e nga ana tjeter nje realitet qe gjithashtu perpiqet te te vrase me armet e veta. E keto arme jane te shumta perballimi ekonomik i jetes problemet me kujdesin dhe trajtimin shendetesor e social marredheniet me familjaret te afermit fqinjet diskriminimi qe perjeton teksa te perplaset dera ne fytyre kur kerkon te punesohesh ne profesionin tend kur te perkufizojne nen etiketimin nje person i rrezikshem ose kur femija yt nuk eshte i pranuar ne institucionet e edukimit i destinuar te mos gezoje femijerine si gjithe te tjeret pasi ai eshte HIV pozitiv.
A nuk mendoni se dikush qe sapo ka zbuluar se eshte i infektuar nga HIV apo eshte i semur me AIDS do te ndihet mjaft i dekurajuar te pranoje gjendjen e tij teksa shikon se as ju si kryetare e kesaj shoqate nuk keni ende kurajen ta perballoni realitetin nen driten e diellit duke thene Po jam nje e semure me AIDS e po luftoj jo vetem per te drejtat e mia sociale e shendetesore por edhe per te gjithe te tjeret qe perjetojne kete gjendje
Ne Shqiperi ende nuk jane krijuar kushtet per te ndermarre nje hap te tille pasi pasojat do te binin jo vetem mbi mua dhe pjesetaret e familjes sime por edhe mbi te gjithe te afermit e mi. Dhe une nuk e kam kete te drejte te kushtezoj apo veshtiresoj jeten e askujt me zgjedhjen time ne jete ne perballjen e kesaj sfide qe fati vuri ne rrugen time.
Po tani pas nje kohe kaq te gjate kam arritur te zbuloj energji te fshehura brenda vetes e qe ne momente te tilla te bejne te jesh i guximshem te perballesh me veshtiresite dhe te sfidosh friken nga e panjohura dhe fati. E gjithcka nga pervoja e viteve te fundit eshte nje mesim dhe eksperience per kedo qe vjen pas meje jo me slogane e leksione manualesh por me shembuj perballjesh reale e zgjidhjesh konkrete. Kete pervoje po e perdor ne punen time te perditshme me personat e sapoinfektuar per ti mesuar dhe ndihmuar se si te kapercejne momentet e shokut te pare dhe me problemet e reja te gjendjes shendetesore. Ata kane nevoje per shume informacion qe te arrijne ta kapercejne kete moment. Ne punen e perditshme perpiqemi te mbeshtesim dhe te ndihmojme personat qe jetojne me HIV/AIDS ne Shqiperi me te gjithe kompleksitetin e problemeve te tyre ne aspektin shendetesor legal social edukativ dhe ne perkrahjen morale per ta e familjaret qe u rrine prane.
Sigurisht qe kjo eshte shume e veshtire pasi ke perballe njerez te frikesuar qe duan ti japin fund jetes me gjendje psikologjike te turbullt dhe qe mbartin nje mal me probleme. Ka persona te braktisur nga familjaret e te afermit e tyre me mundesi minimale per te perballuar jetesen me probleme ne cift ne pamundesi ekonomike te blejne ilacet qe u nevojiten te pastrehe qe nuk kane deshire te jetojne me e me radhe. Kur personalisht jeta eshte mjaft e veshtire edhe per mua ngarkohesh psikologjikisht edhe me problemet e te tjereve e duhet te gjesh mundesi e te japesh rruge shprese. Kjo eshte pjesa me e veshtire e punes. Keto situata jane te perhershme te ngjashme e te perseritshme e vetem fale ekuilibrit personal ndihmes se miqve te vertete mund te gjejne drejtimin e duhur te zgjidhjes.
Sa here qe flitet per te semuret me AIDS problematika sociale ndalet kryesisht ne fenomenin e neoracizmit drejtuar ndaj personave homoseksuale e te droguar te konsideruar si te vetmit mbartes te kesaj semundjeje. Sa e vertete eshte kjo
Virusi HIV nuk ben dallime intelektuale e shoqerore. Ne Shqiperi lufta kunder AIDS eshte fokusuar vetem ne grupet me ne risk por shumica e rasteve te zbuluara rishtas vijne nga popullata e pergjithshme. Kjo kerkon nderhyrje dhe programe te hartuara mire ne informim edukim dhe ndergjegjesim te popullsise. Kerkohen fushata masive ndergjegjesimi efikase e te menjehershme pasi eshte me e lehe te parandalosh sesa te kujdesesh ne trajtim dhe kryesisht mbeshtetje ndaj atyre qe tashme bashkejetojne me virusin.
AIDS ka influencuar jo pak ne zakonet seksuale te shoqerise moderne. A mendoni se dhe ne kete drejtim Shqiperia eshte ende shume pas
Kjo eshte e dukshme. Bile mund tju them se edhe brenda personave te infektuar ekziston nje lloj stigmatizimi i tille hetohet gjithnje burimi i infektimit gjaku marredhenia seksuale apo marredheniet homoseksuale. Morali hyn dhe mes personave te infektuar me HIV. Ndersa ne shoqerine shqiptare per shkak te mungeses se informacionit dhe njohurive nje person i infektuar nga HIV konsiderohet pothuajse gjithnje si nje njeri imoral. Edhe pse nuk i perkas kesaj bashkesie mendoj se askush nuk duhet paragjykuar per kete gje askush nuk mund te paragjykohet per marredheniet e tij intime. Asnje njeeri ne kete bote nuk kryen nje akt seksual me dike me deshiren per tu infektuar. Lidhjet midis njerezve orientohen nga dashuria ndjenja dhe terheqja seksuale mes tyre. Dhe ne momentin qe paragjykon infektimin me ane te kesaj rruge ti ke paragjykuar dashurine mes njerezve dhe ky eshte nje koncept antinjerezor. HIV/AIDS nuk eshte nje problem morali por jete. Cdo rast i ri infektimi eshte nje tragjedi cdo vdekje eshte nje humbje. Jemi ende larg te qenit nje shoqeri e hapur per problemet e seksualitetit dhe ketu perfshijme edhe informimin apo edukimin per semundjet seksualisht te transmetueshme.
Testi i HIV-it ne te gjithe Evropen konsiderohet mjaft i besueshem per evidentimin e ketij virusi dhe shperndahet falas ne te gjitha institucionet e shendetit publik e privat. Po ne Shqiperi
Edhe ne Shqiperi testimi per HIV-in ofrohet falas ne Qendrat e Keshillimit dhe Testimit ne 9 prefektura te vendit ne bankat e dhurimit te gjakut ne Institutin e Shendetit Publik si edhe ne Kliniken e Semundjeve Infektive ne Tirane. Problematike ne Shqiperi eshte e drejta e privatesise ndonese ruajtja e konfidencialitetit eshte nje nga principet baze te testimit vullnetar per HIV/AIDS ai eshte edhe nder te paret qe nuk respektohet. Ne shumicen e rasteve burim i daljes se informacionit lidhur me statusin HIV-pozitive te individeve te testuar kane qene vete ambientet e institutit apo spitalit ku eshte bere ky testim. Personat qe jetojne me HIV dhe AIDS perballen cdo dite me forma te stigmes dhe diskriminimit per shkak te statusit te tyre shendetesor jo vetem nga shoqeria por edhe institucionet publike arsimore e shendetesore.
HIV/AIDS vec nje problemi shendetesor para dhe mbi te gjitha eshte nje problem social pasi shoqerohet me situata shpesh dramatike shkak i frikes largimit dhe izolimit qe familja dhe pjesa tjeter e komunitetit te cdo niveli shoqeror u ofron ketyre personave.
Pervec stigmes dhe diskriminimit ne jeten e perditshme ne familje ne shoqeri mungesa e profesionalizmit indiferenca neglizhenca harresa mungesa e modeleve rregulluese e sistemeve te mbeshtetjes dhe kujdesit e bejne jeten tone me te veshtire sesa vete semundja.
Kur flitet per AIDS nenkategorizojme dy grupe individesh te infektuar me HIV e te semure me AIDS. Cili eshte ndryshimi thelbesor midis tyre e si eshte ky raport ne realitetin shqiptar
Jane dy gjera krejt te ndryshme. Virusi HIV Virusi i Imunodeficences Njerezore eshte agjenti infektiv qe shkakton semundjen e AIDS-it Sindroma e Pamjaftueshmerise Imunitare te Fituar tek njerezit. AIDS eshte bashkesia e shenjave dhe crregullimeve te organizmit si rezultat i mungeses se imunitetit ne trup nga veprimi i virusit HIV i shfaqur dhe me infeksione te tjera. Pra kur je i infektuar me HIV je thjesht mbartes i tij nuk ke shenja klinike por je infektues per te tjeret. Nga veprimi i virusit ne organizem ai dobesohet aq shume sa eshte e pamjaftueshme fuqia mbrojtese e tij perballe cdo lloj semundjeje apo infeksioni tjeter. Atehere fillojne te shfaqen shenjat klinike te veprimit te virusit HIV ne organizem dhe personi kalon ne stadin AIDS pra tashme nuk eshte me nje mbartes por eshte nje i semure me AIDS. Problematika ne Shqiperi vazhdon te mbetet niveli i ulet i testimit vullnetar per HIV. Diagnostikimi i hershem ndikon ne shendetin e personave dhe eshte celesi i suksesit te terapive me medikamente anti-HIV. Fakt eshte qe edhe sivjet shumica e rasteve te diagnostikuara jane ne nje faze shume te avancuar te semundjes AIDS dhe i jane nenshtruar urgjentisht terapise me antiretrovirale.
Duke bere gjithnje krahasimin me Perendimin fushata sensibilizuese ndaj AIDS-it ne mbledhjen e fondeve humanitare ne ndihme te te semureve e kerkimit shkencor per gjetjen e vaksines mbrojtese ka angazhuar personalitete te rendesishme te politikes shkences artit e kultures. Pse ne Shqiperi nuk ka akoma nje ndjeshmeri te tille morale e sociale Mos ndoshta nuk funksionon mire trekendeshi shtet - shoqata joqeveritare - opinion publik
Po ende nuk funksionon sic duhet ky bashkerendim i aksionit civil me ate institucional dhe grupin e biznesit. Per here te pare sivjet Fondacioni Vodafone Albania ka kontribuar ne mbeshtetje te nje projekti per femijet qe jetojne me HIV/AIDS ne Shqiperi ne permiresimin e cilesise se jetes se tyre si edhe per tu dhuruar me shume buzeqeshje per te cilen ata kane aq nevoje. Shpresojme qe kjo te ndiqet edhe ne te ardhmen nga pjesa e biznesit per te dhene kontributin e tyre si ne ndihme ndaj personave te infektuar por edhe ne fushata parandalimi per komunitetin ne pergjithesi.
Shoqata Shqiptare e Personave te Infektuar me HIV/AIDS eshte sivjet fituese e cmimit Red Ribbon Awards 2010. Cfare eshte ky cmim e cparaqet per ju ky vleresim
Po sivjet ne Konferencen XVIII Nderkombetare te AIDS-it qe u zhvillua ne Vjene Austri nje event i madh boteror organizata jone u nderua me cmimin e madh prestigjioz te Fjongos se Kuqe per vitin 2010 dhene nga Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillimin PNUD. Ishim nje nga 25 fituesit e cmimit te sivjetshem nga 720 kandidate nga e gjithe bota. Ky eshte vleresim i madh dinjitoz qe i behet punes dhe perpjekjeve tona te ketyre viteve per te ndryshuar realitetin ne Shqiperi per te mbrojtur dhe garantuar te drejtat njerezore per personat HIV pozitive por njekohesisht ndjeva edhe krenari kur permendej emri i vendit tone ne ate podium aq prestigjioz. Ky eshte tregues domethenes se po punojme sic duhet edhe pse mjaft kemi ende per te bere. Ne objektivat e ardhshem pervec punes ne parandalimin e transmetimit te virusit HIV nga nena tek femija do vazhdojme te punojme edhe per ndertimin e nje qendre kombetare komunitare kujdesi dhe ofrimi sherbimesh per grupin e personave HIV pozitive qe do te perfshije si ofrimin e mbeshtetjes psiko-sociale te informacionit rreth semundjes por njekohesisht edhe trajtimin e rasteve te braktisjes apo kujdesit ne fazen e fundit te jetes. Per kete do te vazhdojme te kerkojme ndihmen dhe bashkepunimin e institucioneve si qendrore edhe lokale te grupit te biznesit vendas si edhe te fondacioneve e organizatave e huaja.
E ardhmja sigurisht qe eshte e veshtire me probleme personale e profesionale. Femijet rriten e kane perballje te tjera akoma me te veshtira jo vetem shendetesore e te perditshme por duke hyre ne moshen e adoleshences do nisin probleme te tjera shume te veshtira psikologjike qe kerkojne ndihme e perkujdesje te specializuar dhe shume perpjekje e force per ti perballuar.
Duke ecur ne gjurmet e te madhes Nene Tereze ndiej se kam arritur te ndihmoj dhe ndryshoj dicka me perpjekjet e mia per femijet e mi femijet e tjere HIV pozitive shqiptare per te gjithe ata qe jetojne cdo dite me kete virus. Jeta vazhdon e bukur do vazhdoje e bukur.
1 dhjetor 2010 Dita Nderkombetare kunder AIDS-it. Me cfare motoje e pritet kete dite e gjithe vitin ne vazhdim
Motoja eshte e njejte me ate te Kombeve te Bashkuara Secili meriton te jetoje te drejtat e veta. Stop AIDS Mbaj premtimin
Ministri Vasili Do te hapen qendra te reja testimi dhe keshillimi
Ne te gjithe vendin funksionojne 16 Qendra te Keshillimit dhe Testimit Vullnetar Konfidencial VCT. Shtimet e rasteve te te prekurve nga semundja HIV/AIDS kane nxjerre nevojen per sherbime shtese. Per kete ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka premtuar dje ne Diten Boterore kunder HIV/AIDS-it per hapjen e qendrave te reja duke bere te mundur ofrimin e sherbimeve te testimit dhe keshillimit per HIV dhe infeksioneve te tjera qe transmetohen ne rruge seksuale. Duke vleresuar rolin e rendesishem qe kane keto qendra ne parandalimin e infeksionit HIV Ministria e Shendetesise ka marre te gjitha masat per vazhdueshmerine e funksionimit te qendrave ekzistuese si dhe hapjen e qendrave te reja - tha Vasili. Qe prej vitit 2004 eshte bere e mundur vazhdimesia e sigurimit te preparateve ARV te cilat ofrohen falas prane Klinikes Ambulatore per trajtimin ndjekjen dhe kujdesin ndaj personave qe jetojne me HIV/AIDS ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza. Numri i personave qe trajtohen aktualisht me ARV eshte 125 prej te cileve 14 jane femije. Aktualisht kane mbaruar se hartuari aktet nenligjore ne zbatim te ligjit per HIV/AIDS te miratuar ne vitin 2008 ndersa vemendje e vecante i eshte kushtuar edhe parandalimit te transmetimit nga nena te femija.