E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili ne Shkoder Kontroll ujit te pijshem

Permbytjet ne zonen e Nenshkodres kane renduar dhe situaten higjieno-sanitare per shkak te bllokimit te gjithe pusetave dhe kolektoreve te ujerave te zeza.

I kontaktuar ne telefon ministri i Shendetsise Petrit Vasili i cili ndohet prej disa ditesh ne Shkoder sqaron se po mbahen ne kontroll te vazhdueshem te gjithe ujesjellesit dhe eshte nderprere furnizimi me uje i banoreve atje ku jane konstatuar probleme.

Masa kryesore eshte sigurimi i sherbimit shendetesor ne zonat e permbytura por edhe ne zona te tjera. Prioritet absolut eshte kontrolli i ujit te pijshem. Nga analizat e deritanishme uji eshte i paster ndersa ne ato zona ku ka patur defekte eshte nderprere menjehere furnizimi dhe eshte shperndare per banoret uje i kontrolluar dhe i ambalazhuar tha Vasili.

Ministri sqaron se deri sa uji te jete i pranishem mbi siperfaqe prioritet eshte vetem asistenca shendetsore e banoreve nderkohe qe me fillimin e terheqjes se ujit do te nise menjehere dezinfektimi i te gjithe zones. Persa i perket kushteve higjieno-sanitare te vendbanimeve ku po strehohen te evakuuarit ministri i Shendetesise shprehet se ne cdo vendim qe merr Shtabi i Emergjences per strehim kihen parasysh parametrat higjieno-sanitare te pakten per ato vendbanime qe do te duhet te improvizohen.

Ministri i Shendetesise dhe autoritete te tjera jane pjese e shtabit te emergjences ne Shkoder te cilet sipas ministrit nuk lejojne te shkelen parametrat qe kane te bejne me shendetin publik ne kete situate emergjence.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›