Kerkesa e PS Patozi Po e shqyrtojme seriozitetin

Kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi garantoi dje opoziten se mazhoranca eshte e hapur per cdo hetim ne perputhje me vendimet e gjykatave dhe Kushtetuten
Mazhoranca do te trajtoje dhe shqyrtoje me seriozitetin me te madh oferten e fundit te opozites per zgjidhjen e ngercit politik. Kete siguri i dha dje opozites kryetari i grupit parlamentar te PD-se z. Astrit Patozi lidhur me terheqjen e saj nga hetimi i fleteve te votimit. Patozi theksoi se mazhoranca eshte e hapur per cdo hetim ne perputhje me vendimet e gjykatave dhe Kushtetuten.
Ne mirepresim futjen ne procedure institucionale te nje pretendimi te kahershem te opozites. Nderkohe me duhet te theksoj dhe nje here se kjo mazhorance qendron teresisht e hapur per cdo hetim qe do te kryhet ne perputhje me Kushtetuten e vendit vendimet e Gjykates Kushtetuese Kodin Zgjedhor dhe ligjin per komisionet hetimore parlamentare - deklaroi z. Patozi.
Ne kete menyre mazhoranca i ktheu dje pergjigje kerkeses se Partise Socialiste e depozituar para dy ditesh ne Kryesine e Kuvendit per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Kreu i grupit kuvendor ne Partine Demokratike Astrit Patozi garantoi se kjo kerkese qe mban firmen e deputeteve socialiste do te shqyrtohet me seriozitet. Kjo mazhorance qendron e hapur per cdo hetim te zgjedhjeve qe do te kryhet ne perputhje me Kushtetuten kodit zgjedhor dhe ligjeve te vendit - theksoi Patozi. Nderkohe Partia Socialiste tashme ka depozituar zyrtarisht oferten e saj per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Hetimi i materialeve zgjedhore dhe heqja dore nga fletet e votimit eshte kthyer ne versionin zyrtar te opozites per sa i perket trajtimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 te mbetura ende si thelbi i axhendes politike. Por perpos edhe angazhimit te mazhorances parlamentare per ti ofruar opozites te gjitha garancite per hetimin e materialeve zgjedhore nuk duket ende nje levizje e qarte e Partise Socialiste per te pranuar edhe ate qe kerkon prej nje viti e gjysme. Me duhet te nenvizoj se ky akt vjen gati tri jave pas letres qe kryetari i PS-se Edvin Rama i dergoi Kryeministrit te vendit dhe kryetarit te PD-se z. Sali Berisha - deklaroi z. Patozi.
Disa dite pasi Partia Socialiste dorezoi ne Kuvend nje tjeter kerkese per hetimin e zgjedhjeve kryetari i opozites Edi Rama sqaroi perse oferta e fundit nuk i permbahet nenit 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor ku thuhet se fletet e votimit digjen ne rastin e hapjes se kutive te materialeve zgjedhore por nje neni tjeter te kodit atij 119 pika 3 i cili i referohet hapjes se kutive menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve dhe kutite jane ende ne KQZ. Kesaj pyetjeje kryetari i opozites i pergjigjet Kjo nuk eshte ceshtje fare qe lidhet madje ne kendveshtrimin tim me Kodin Zgjedhor por eshte nje gje qe lidhet me Kushtetuten e Shqiperise ne i referohemi te drejtes kushtetuese per hetim dhe te drejtes legjitime te popullit shqiptar per transparence.