Përmbytjet, bllokohet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë
RUBIK- Bllokohet për 4 orë e vetmja rrugë që lidh Shqipërinë me Kosovën, që pas mbylljes së rrugës Durrës-Kukës. Aksi rrugor Milot- Rubik- Rrëshen- Kosovë është gjendur sot i përmbytur nga reshjet e shiut në segmentin që i takon qytetit të Rubikut.
Shkak për këtë mbyllje të kalimit , që u ka kushtuar orë të gjata pritje drejtuesve të automjeteve është bërë mosfuksionimi i kolektorëve për tërheqjen e ujit nga rruga.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar permbytje që arrinin deri në 1 metër lartësi. Për të zhbllokuar situatën është dashur ndërhyrja e firmës që merret me mirëmbajtjen e rrugës.
(e.n/BalkanWeb)