Rrjedha e lumit rrëmben makinën, 3 persona në rrezik
GRAMSH- Rrëmbehet nga rrjedha e lumit një makinë e cila po kalonte lumin e fshatit Sojnik në rrethin e Gramshit. Mungesa e një ure në lumin e fshatit Sojnik ka detyruar drejtuesin e mjetit të futë makinën në lumë për të kaluar në anën tjetër të tij. Prurjet e shumta të lumit për shkak të rreshjeve të rëna papushim ditët e fundit kanë rrëmbyer makinën me 4 persona brenda saj.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se njëri prej parasgjerëve ka mundur të hidhet nga makina ndërsa 3 persona të tjerë ndodhen brenda saj në rrezik për jetën.
Makina tip furistradë me targa të Lushnjës është përmbysur, për shkak të rrjedhës së rrëmbyeshme të lumit.
Mësohet se personat që udhëtonin në automjet ishin dasmorë që udhëtonin nga Griba në drejtim të Gramshit.
Ndërkohë rreth 50 forca policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shpëtimin e 3 personave, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Koha e keqe me rreshje dhe mjegulla që ka mbuluar zonën vështirësojnë së tepërmi operacionet e shpëtimit.
(e.n/BalkanWeb)