Shtëpia mbi tunel, famijarët: Punimet po na shembin muret
KALIMASH- Punimet në tunelin e Thirrës në Kalimash duket se kanë patur pasoja për të vetmen shtëpi që ndodhet mbi të. Kryefamiljari thotë se e ka shtëpinë vetëm 30 metra larg tunelit dhe shpesh , sipas tij ndihen tronditje të forta për shkak të punimeve që po kryhen në të.
Llesh Qupi pretendon se shtëpia e tij, e vetmja mbi tunnel ka pësuar carje duke përbërë rrezik për jetën e anëtarëve të familjes.
“Distanca e shtëpisë sime është rreth 30 metra nga tuneli, e vetmja shtëpi që ekziston mbi tunel. Është duke u shembur alamet mali dhe jo shtëpia ime” thotë kryefamiljari.
Në shtëpinë mbi tunel jetojnë 11 anëtarë të familjes Qupi të cilët apelojnë që të merren masa pasi ndjejnë frikën e shembjeve.
(e.n/News24/BalkanWeb)