Projekti, 800 mije euro per 11 shkolla
Nje projekt katervjecar me financim te ambasades austriake, do te rrise nivelin dhe cilesine e shollave profesionale. Keshtu eshte shprehur Ministri i Arsimit dhe Shkences gjate nenshkrimit te nje memorandumi mirekuptimi, me perfaqesues te Kulturkontaktit Austria Monika Mott per nisjen e projektit "ALBIZ" (Albanian Business School), ne kuader te reformes se arsimit te mesem ekonomik ne Shqiperi 2009-2013. Gjate nenshkrimit te kesaj marreveshjeje ka qene i pranishem edhe Ambasadori i Austrise ne Tirane z. Florian Raunig. Projekti "ALBIZ" (Albanian Business School) ka nje financim prej 800 mije euro nga i cili do te perfitojne 11 shkolla te mesme ekonomike dhe rreth 80 mesues te ketyre shkollave. Ky projekt eshte shume i rendesishem dhe objektiva e tij perputhen teresisht me te gjitha objektivat e MASH-it ne fushen e arsimit profesional. Ai prek kurrikulat dhe cka eshte me e rendesime ai prek edhe mesuesit, por impakti i tij eshte i drejtperdrejte per se paku 4 mije nxenes te shkollave te mesme ekonomike.