E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Australi shenohet viktima e pare

Pjesë të pamata të bregut verilindor të Australisë janë përmbytur në atë që mund të cilësohet si një katastrofë mjedisore, ndërsa me mijëra banorë të zonës janë larguar nga shtëpitë e tyre për ti shpëtuar kërcënimit të ujerave. Qyteti i Rockhampton, 600 km në veri të kryeqytetit të vendit, Brisbane me një popullsi prej 77,000, personash, është izoluar tërërisht, me 40 për qind të shtëpive nën ujë por edhe me parashikimin për stuhi të tjera në ditët që vijnë. Përmbytjet kanë lënë pas edhe një viktimë, një grua e cila është rrëmbyer nga rrjedhja e ujit me makinën e saj.  

Parashikimi i motit nuk është aspak shpresëdhënës për banorët, pasi stuhi të rerja pritet të godasin shtetin e përmbytur të KUINSLENDit. Më shumë se 20 qytete raportohet se janë izoluar tërësisht nga përmbytjet në një zonë që është më e madhe se ajo e Francës dhe Gjermanisë së bashku dhe ku jetojnë 200 mijë njerëz të prekur nga kjo katastrofë.

Policia ka evakuuar me anije banorët e bllokuar në shtëpi, pasi zyra meteorologjike paralajmëroi se ujërat mund të arrinin nivelin e e nëntë metrave, një nivel I ngjashëm me përmbytjet e vitit 1954. Një pamje nga lart e zonës së përmbytur nuk tregon gjë tjetër përvecse catitë e shtëpitë, majat e pemëve dhe shenjat e verdha të sinjalistikës rrugore, pasi cdo gjë tjetër ndodhet nën ujë.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›