E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenca hungareze intensifikim negociatash me Ballkanin

Hungaria ka filluar kryesimin e Bashkimin Evropian për gjashtë muajt e radhës, ndërsa përballet me sfida të shumta në krye të bllokut 27-anëtarësh, përfshirë krizën e borxheve të eurozonës. Përveç sfidave sociale dhe ekonomike të Bashkimit Evropian, Hungaria kërkon gjithashtu ta përdorë presidencën e vet për të përfunduar bisedimet e anëtarësimit me Kroacinë fqinje dhe të bëjë hapa përpara në negocitatat me kandidatë të tjerë të mundshëm, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe Islandën dhe Turqinë.

Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy e përshëndeti inciativën, pavarësisht nga kundërshtimet e disa vendeve anëtare që janë të shqetësuara për koston e zgjerimit të mëtejshëm. Ministri i jashtëm i Hungarisë, Janosh Martonji ka bërë të qartë se vendi e tij e sheh stabilizimin e eurozonës si përparësi kryesore dhe i kushton rëndësi një takimi të lartë që do të mbahet në maj në Budapest mes Bashkimit Evropian dhe fqinjëve lindorë. Hungaria synon që fondet të qarkullojnë në 14 vendet në kufijtë e lumit Danub.

Strategjia e Danubit ka si synim të përmirësojë jetët e mbi 115 milionë vetëve që jetojnë pranë njërit prejt shtrateve kryesore ujore të Evropës, ku shtrihen disa nga zonat më të varfra të Evropës, kryesisht në Bullgari dhe Rumani, por edhe disa nga më të pasurat, në Gjermani dhe Austri. Strategjia që pritet të miratohet nga Bashkimi Evropian përfshin modernizimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe ujore, tërheqjen e më shumë turistëve, krijimin e tregut rajonal të energjisë dhe konsolidimim e sigurisë, njëkohësisht me mbrojtjen e mjedisit.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›