E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madrid Spanja nis zbatimin e ligjit antiduhan

Viteve të tëra të traditës në kafenetë e Madridit kanë ardhur drejt fundit, krejt papritur ndërsa Spanja ka nisur zbatimin e një prej ligjeve më të rrepta të Bashkimit Europian kundër duhanit. Kafeneja e klasit Cafe Gijon, një vend mjaft popullor për artistët dhe shkrimtarët përgjatë historisë së saj 123 vjecare, të cilën e mbajnë mend të gjithë të mbushur përherë me tym duhani, ka nisur përgatitjet për një look të ri pa duhan.

Ligji i ri, i propozuar nga kabineti i kryeministrit Jose Luis Rodriguez Zapatero ndalon duhanin në bare, restorante, sikunder dhe në mjedise të hapura si oborret e shkollave, kendet e lojerave për fëmijët dhe spitalet. Kabineti i kryeministrit ka hedhur poshtë një amendament të Senatit sipas të cilit kërkohej që kazinotë të kishin zona të vecanta për  tymosjen e cigareve. Qeveria thotë se ky ndalim është i domosdoshëm për të zvogëluar numrin prej 55 mijë vdekjesh të lidhura me duhanpirjen në Spanjë.

Ligji lejon ende cigaren në dhomat e hoteleve, stadiume, arenat e luftimeve me dema, burgje dhe në spitalet psikiatrike. Britania e madhe, irlanda dhe qipro janë mes vendeve më strikte të bashkimit europian kur vjen puna tek duhani, pasi kanë ndaluar pirjen e tij në të gjitha vendet publike.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›