Kompania koncesionare hedh ne gjyq Felajn

Kompania e cila ka fituar te drejte e koncesionit ne lumin e Bënçës ka paditur deputeten socialiste Ermonela Felaj, për shpifje. Kjo e fundit prej disa ditësh ka publikuar fakte se kompania "Ferar" ka qene e favorizuara e ish ministrit te Ekonomisë Genc Ruli, duke dëmtuar një tjetër firme pjesëmarrëse ne gare. Përfaqësues te "Ferar" thonë se aplikimi për nderimin e këtij hidrocentrali ka nisur qe ne 2006. Ndërkohë zëdhënësja e ministrit Genc Ruli ka sqaruar ne një konference për shtyp procedurën e ndjekur nga ministria, qe sipas saj ka qene ne përputhje me ligjin. Ne emër te ministrit Ruli ajo ka ftuar opozitën te kërkoje komision hetimor për këtë çështje. Partia Socialiste prej disa ditësh ka hedhur akuza ne drejtim te ish-ministrit te energjetikes Genc Ruli qe sipas saj ka kryer korrupsion edhe ne këtë leje koncesionare.
Shpërndaje