E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Kinë dhe Pakistan, Meta shpreh ngushëllimet

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se kryediplomati shqiptar, në një letër drejtuar homologut të tij kinez Yang Jiechi, i ka shprehur ngushëllimet për Qeverinë, popullin mik kinez dhe familjet e viktimave të përmbytjeve dhe shirave të dendur në kantonin Zhougu të provincës Gansu, nga të cilat humbën jetën më shumë se 700 persona.

Me të njëjtin mesazh ministri Meta i është drejtuar edhe ministrit të Jashtëm pakistanez, Makhdom Shah Mehmud Kureshi, për viktimat e përmbytjeve të ditëve të fundit në disa provinca të vendit.

"Më lejoni të ndaj me Ju këtë dhimbje të thellë që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore dhe t’ju shpreh Juve personalisht, Qeverisë dhe popullit mik pakistanez, ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave", shprehet në letër ministri i Jashtëm Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›