Britani, hetime për pedofili në një shkollë katolike
Ndër të hetuarit, gjithsej tre, është edhe at Dejvid Pirs, ish-mësues i kësaj shkolle i cili është dënuar një herë me pesë vjet heqje lirie pasi u shpall fajtor për akuzën se kishte abuzuar ndërmjet viteve 1972 dhe 2008 me tetë djem.
“Mund të konfirmojmë se dy burra rreth moshës 40-vjeçare kanë denoncuar për abuzime seksuale që janë kryer me ta gjatë periudhës kur frekuentonin shkollën ‘St Benedict’ të Ealing. Agjentë të skuadrës kundër abuzimeve me të miturit kanë nisur hetimet”, deklaroi për gazetën “Times” një zëdhënës i policisë britanike.
Një tjetër ish-mësues është përfshirë në akuza. Bëhet fjalë për Xhon Maestri, profesor matematike. Maestri, tashmë 71 vjeç, është dënuar më parë tre herë për abuzime me të mitur. është arrestuar dhe më pas i është dhënë liria me kusht.
Ndër ish-nxënësit e “St Benedict” rezulton edhe Lord Patten i Barnes, koordinator i vizitës së papa Benediktit XVI në Mbretërinë e Bashkuar, i akredituar nga kryeministri i vendit. “E gjithë kjo çështje rrezikon të zbehë vizitën e papës”, shkruan “Times”.