Financimi i universiteteve private, vetem nese behen jofitimprures
Rektori i Universitetit te Tiranes, njekohesisht edhe kryetari i Shoqates se Rektoreve, Dhori Kule eshte shprehur dje se financimi i universiteteve private me fondet publike, mund te behet vetem ne rast se keto universitete kthehen ne institucioneve jofitimprurese. Sipas Kules ky eshte nje nga kushtet qe reforma e financimit te universiteteve te parashikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ne draft-strategjine e re per arsimin e larte, te funksionoje. Kule, i pranishem ne nenshkrimin e memorandumit mes Universitetit te Tiranes, vecanerisht Fakultetit te drejtesise dhe gjykates se Tiranes per kryerjen e praktikes nga studentet e Drejtesise, i pyetur nga gazetaret per draft-strategjine e re te MASH, tha se financimi i universiteteve private mund te behet vetem ne rast se ata ndryshojne status. Kule tha se ky model zbatohet edhe ne shtete te tjera, por fondet shkojne ne ato institucione qe kane statusin jo-fitim prures; cka siguron qe financimet shteterore te shkojne vetem tek studentet. “Ne momentin qe nje institucion merr statusin jo-fitimprures dhe statusin e te qenurit universitet sipas ligjit nuk ka asnje lloj sikleti. Pra, kjo eshte nje parakusht i rendesishem. Statusi jofitimprures, qe e kane ne Amerike, nuk eshte shqetesim, por eshte progres”, eshte shprehur Kule. Ministria e Arsimit ka bere publike draft-strategjine e arsimit te larte ne vend, ku nje nga pikat me te rendesishme te saj eshte menyra e financimit te universiteteve publike dhe private. Risia qendron se ne kete strategji parashikohet qe te perfitojne fonde publike edhe universitetet private. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, e ka konsideruar kete dokument si “strategjia e cilesise”. Kater boshtet e strategjise jane, permiresimi i cilesise ne arsimin e larte, publik dhe jo-publik, profilizimi i ofertes universitare dhe orientimi i studimeve drejt tregut te punes dhe zhvillimit ekonomik per te rritur punesimin dhe vetepunesimin e te rinjve, si dhe optimizimi i burimeve financiare. Sipas propozimit te strategjise, mbeshtetja me fondet qe do te akordohen nga qeveria, ka si qellim zbutjen konkurrencen mes universiteteve publike dhe private. Dokumenti nenvizon rendesine e financimit te arsimit te larte universitar me ne funksion te rritjes dhe permiresimit te kapaciteteve njerezore dhe infrastrukturore. Strategjia propozon profilizimin e institucioneve te arsimit te larte, me qellim qe te rritet pergjegjesia ndaj kerkesave te studenteve dhe tregut. Si rrjedhoje universitetet publike dhe ato private, duhet te bejne pranime sa me cilesore te studenteve.
Universiteti i Tiranes, nenshkruan marreveshje me Gjykatat
Universiteti i Tiranes nenshkroi dje Memorandumi i Bashkepunimit me Gjykatat e Rrethit Gjyqesor Tirane e Elbasan, me qellim institucionalizimin e nje marredhenie bashkepunimi qe synon te fuqizoje marredhenien e gjykates me publikun nepermjet krijimit te nje praktike informimi, te kryer nga studentet e Fakultetit te Drejtesise. Me ane te ketij memorandumi synohet angazhimi i studenteve te Fakultetit te Drejtesise ne ofrimin e sherbimit te informimit te qytetareve ne gjykata duke kontribuar keshtu ne rritjen e efektivitetit dhe nivelit te transparences ne keto institucione.
Diploma me disa tituj per studentet
Draftstrategjia per arsimin e larte 2013-2020 parashikon dhenien e diplomave me disa tituj per studentet e ardhshem si dhe kreditimin e tyre nga shteti. Sipas strategjise diplomat dyfishe jane nje pjese e rendesishme e reformes. Keshtu parashikohet qe studentet e profilit shoqeror te ndjekin leksione ne nje fakultet tjeter, per shembull, ne ate te shkencave, per lende te caktuara dhe ne perfundim te studimeve te marrin nje diplome me dy apo me shume tituj. Keto diploma aktualisht praktikohen ne sistemet arsimore te vendeve perendimore.
Strategjia, bursa dhe kredi per studentet
Nje pjese tjeter e rendesishme e kesaj strategjia eshte edhe menyra e subvensionimit te studenteve duke i dhene atyre kredi per te perballuar kostot e studimit. Ne baze te kesaj strategjie eshte menduar qe qeveria do te prezantoje nje sistem per kredite studentore. Tarifa qe studentet paguajne do te jete e lidhur me koston e ofrimit te studimeve, duke e diferencuar sipas cikleve te studimit, fushes se studimit, si dhe vendndodhjes se universiteteve. Eshte parashikuar gjithashtu qe qeveria te prezantoje nje skeme bursash per studentet me te mire.