E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensioni i pleqerise, procedura e aplikimit nis 6 muaj para Sonilsa Isaku

Persona te cilet jane ne prag te pensionit te pleqerise, duhet te nisin procedurat te pakten 6 muaj para, nderkohe qe ata te cilet kane probleme me dokumentacionin, duhet te fillojne edhe nje vit perpara. Kjo procedure nis duke plotesuar dokumentacionin, por edhe duke derguar fillimisht nje kerkese tek drejtoria Rajonale e Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Sipas rregullave, te gjithe personat qe u afrohet koha per te perfituar pension pleqerie, mund te paraqesin kerkese me shkrim qe 6-12 muaj para plotesimit te kushteve per pension prane Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore. Mosha e daljes ne pension per kategorite e reja, tashme eshte 60 vjec per grate dhe 65 vjec per burrat, pasi ka perfunduar koha kur mosha e daljes ne pension ndryshonte cdo 6 muaj. Kur personi qe do te filloje proceduren e kerkeses paraprake, paraqitet per here te pare tek inspektori prites i Agjencise se sigurimeve Shoqerore dhe ky i fundit, krahas sqarimeve ligjore, eshte i detyruar ta pajise te interesuarin me formularin e dokumenteve qe duhet te paraqese per efekt pensioni, bashkelidhur formulari tip. Kerkesa paraprake plotesohet ne ALSSH nga vete personi ose i autorizuari prej tij me prokure te posacme, ne prani te inspektorit prites. Kjo kerkese plotesohet ne dy kopje, nga te cilat, kopja e pare shoqeron dosjen e perpiluar dhe kopja e dyte, i jepet personit. Afati i rishikimit te pensionit, ka disa momente te cilat duhet te ndiqen hap pas hapi. Keshtu, kur nje perfitues nuk eshte dakord per masen e pensionit qe i eshte caktuar, paraqitet prane Agjencise se Sigurimeve Shoqerore dhe ben kerkese, duke ngritur pretendimet e tij dhe duke kerkuar rishikim. Dega e perfitimeve e shqyrton kete kerkese dhe brenda nje muaji, i kthen pergjigje ne lidhje me rishqyrtimin e pensionit, duke dhene arsyet per shumen qe eshte lidhur, ose ne rast te pretendimeve te drejta qytetarit, rishqyrton dosjen. “Ne qofte se perfituesi nuk eshte dakord me pergjigjen e dhene nga dega e perfitimeve, ka te drejte te beje kerkese ne Komisionin e Animimit prane drejtorise rajonale ku perfiton pensionin. Ky komision brenda 30 diteve i kthen pergjigje perfituesit ne se ka te drejte apo jo” pohojne drejtues te ISSH-se. Ne qofte se pas rishqyrtimit komisioni i ankimimit gjykon se perfituesi ka te drejte, dosja i dergohet deges se perfitimeve per te bere rishqyrtimet dhe njekohesisht njoftohet perfituesi. Dhe nese pas rishqyrtimit komisioni i ankimimit gjykon se perfituesi nuk ka te drejte i kthen pergjigje perfituesit, per te vazhduar shkallet e tjera te ankimimit.

Masa e pensionit te plote te pleqerise:

Masa mujore e pensionit te plote te pleqerise, perbehet nga nje shume baze dhe nga nje shtese. Shuma baze e pensionit iu jepet te gjithe personave te siguruar. Shtesa qe iu jepet personave te punesuar eshte 1% per vit sigurimi, shumezuar me bazen mesatare te vleresueshme, qe i siguruari ka arritur nepermjet kontributeve, gjate gjithe historise se tij kontributive. Shuma e pergjithshme e pensionit, do te jete jo me shume se dyfishi i shumes baze, ose 75% e pages neto mesatare te 3 viteve rresht, ne 10 vitet e fundit te punes te personit te siguruar, cila te jete me e vogel. Pensioni baze, percaktohet me VKM.

Dokumentet e nevojshme, qe shoqerojne kerkesen paraprake per pension jane:

- Fotokopje e librezes se punes, ne mungese te saj, deklarate personale per vitet e punes (formulari tip bashkelidhur);

- Certifikate lindjeje me fotografi;

- Certifikate martese, per kerkueset femra.

- Fotokopje e librezes se punes

- Fotokopje e librezes kontributeve

- Fotokopje e cdo dokumenti, qe verteton pjesemarrjen ne pune.

- Deklarate individuale te personit, sipas mendimit te tij per te gjithe karrieren e punes.

- Certifikate martese (vetem per aplikueset femra);

- Kur kerkohet pension si nene me shume femije dhe ne certifikaten familjare nuk figurojne te gjithe femijet,duhet te paraqitet edhe certifikate e vecante lindjeje, martese ose vdekjeje, per femijet qe nuk figurojne ne certifikaten e gjendjes familjare;

- Dy cope fotografi.

b) Dokumentet qe vertetojne periudhat e sigurimit dhe llojin e punes jane:

- Libreza e punes;

- Vertetim per vjetersine ne pune dhe llojin e saj;

- Vertetim per periudhen e sigurimit, e leshuar nga zyra e arkivit prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore per punedhenesit, te punesuarit, te vetepunesuarit, te vetepunesuarit ne bujqesi dhe te siguruarit ne menyre vullnetare, si dhe te siguruarit sipas VKM;

- Vendim gjykate per njohje te vjetersise ne pune (ne se shikohet e arsyeshme);

- Vertetim i vjetersise ne pune per ish-anetaret e kooperativave bujqesore, para vitit 1992;

- Vertetim i Deges Ushtarake per periudhen e kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak (per kerkuesit meshkuj);

- Vertetim-tip i vjetersise ne pune per ushtaraket;

- Fotokopje e noterizuar e diplomes se shkolles se larte per kerkueset femra (kur kane mbaruar studimet e larta, me shkeputje nga puna).

c) Per personat qe perfitojne nga Ligji nr. 7514, date 30.09.1991 “Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish-te Denuarve dhe te Perndjekurve Politike” duhen edhe:

- Vertetim i gjendjes gjyqesore;

- Vertetim per kohen e vuajtjes se denimit, leshuar nga Ministria e Rendit Publik;

- Vertetim per faktin e denimit per motive politike dhe kohen e vuajtjes se tij, te leshuar nga Komisioni i Ministrise se Rendit Publik dhe Ministrise se Drejtesise;

- Cdo dokument tjeter justifikues, qe verteton qenien ne pune.

d) Dokumentet qe vertetojne te ardhurat e realizuara:

- Vertetim page, sipas se ciles eshte derdhur kontribut per periudhat e sigurimit qe nga 01.01.1994 deri ne momentin e shkeputjes nga puna, sipas formularit tip (nese ka punuar dhe ka derdhur kontribute per periudhat pas dates 01.01.1994);

- Cdo dokument tjeter justifikues, qe verteton pagen ose derdhjen e periudhave kontributive.

Kushtet e perfitimit:

Personat qe kane periudha sigurimi, kane te drejten e perfitimit te pensionit te plote te pleqerise kur:

a) Plotesojne moshen 65 vjec per burrat dhe 60 vjec per grate, si dhe te kene plotesuar:

- 35 vjet periudhe sigurimi;

- Te jene terhequr nga veprimtaria ekonomike.

b) Nenat qe kane lindur 6 a me shume femije, te cilet jane mbi 8 vjec, kane te drejte te dalin ne pension kur mbushin moshen 50 vjec dhe kane 30 vjet periudhe sigurimi;

c) Per periudhen e tranzicionit, per moshen e daljes ne pension, zbatohet neni 92, i Ligjit nr. 7703, date 11.05.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise“, i ndryshuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›