E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet në Shkodër, Ruli e Mediu në Budva

Ruli dhe Mediu takim nderministror

BUDVA- Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatori, Genc Ruli dhe ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu kanë marrë pjesë në një takim ndërministror, ne qendër të të cilit ka qenë parandalimi i përmbytjeve dhe përmirësimi i infrastrukturës ujore në zonën përreth liqenit të Shkodrës. Dy ministrat shqiptarë janë takuar me, Tarzan Miloseviç, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Malit të Zi.

Specialistë shqiptarë, malazezë dhe të kompanisë Mott Mac Donald, një kompani kjo e kontraktuar nga Banka Botërore kanë qenë të pranishëm për të bërë prezantimin e studimit të tyre në takimin ndërministror.

Në fjalën e tij, gjatë diskutimeve në këtë takim, ministri Fatmir Mediu tha se, tanimë të dy vendet po punojnë së bashku për të mos lejuar më katastrofa ujore.

Ne do të ecim me të njëjtin ritëm dhe të njëjtin gjykim dhe për të ecur në mënyrë sa më profesionale dhe për të bërë investime që i rezistojnë kohës dhe japin zgjidhje problemit tha ministri Mediu, duke shtuar me tej se; Ne do të gjykojmë të gjitha marrdhëniet që kemi në fushën e ujrave me njëri tjetrin, për të parë zgjidhjet.

Ministri Ruli tha se, qeveria shqiptare dhe ministria e Bujqësisë kanë mbështetur teknikisht dhe financiarisht të gjitha studimet dhe ndërhyrjet që janë bërë në diga, argjinatura dhe pastrimin dhe thellimin e kanaleve të kullimit në zonën e Shkodrës dhe Lezhës.

Ruli dhe Mediu gjatë qëndrimit të tyre në Malin e Zi kanë marrë pjesë në disa aktivitete; në një prej panaireve më të rëndësishme që zhvillohet çdo vit në Budva, në edicionin e 38-të të Adria Fair, që përbën një prej ngjarjeve më të rëndësishme të industrisë ushqimore dhe të agropërpunimit në Mal të Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›