E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sbogar: BE nuk po e detyron për asnjë vendim Kosovë

Samuel Zbogar

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar është shprehur se BE nuk po imponon asgjë për Kosovën dhe se të gjitha vendimet i merr në mënyrë të pavarur qeveria e Kosovës.

Të njëjtën përgjigje ka dhënë edhe për zërat e një autonomie të mundshme për veriun e Kosovës.

Nuk besoj që Bashkësia Evropian po e detyron Kosovën që të marrë vendime. Kjo është çështje e Republikës së Kosovës, e qeverisë së saj dhe e popullit të Kosovës. Ne besojmë që rrugët e duhura janë dialogu, bisedimet dhe rruga paqësore e zgjidhjes së problemeve, është shprehur Zbogar gjatë një vizite në Pejë.

Sa i takon mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe edhe në territorin e Kosovës, Zbogar ka thënë se nuk do ndodhë një gjë e tillë.

Besoj se Serbia do ta kuptojë dhe nuk do të organizojë zgjedhje në Republikën e Kosovës. Ne kemi qenë mjaft të qartë dhe shpresoj që ata do ta kuptojnë këtë, ka thënë Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.  /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›