Novruzi, Berisha e Basha: Tempull besimtarëve
TIRANE- Ne ditelindjen e të madhit Imam Aliu, njohur nga te gjithe si Dita e Sulltan Novruzit, kreu i qeverise, Berisha dhe kryebashkiaku Basha kane premtuar angazhimin e plote per ndertimin e tempullit te baktashianeve.
Deklaratat e bera njeri pas tjetrit, ne distance kohore mes tyre, pas vizites se zhvilluar me rastin e festes ne Kryegjyshaten Boterore te Bektashinjve, ata kane premtuar mbylljen ne kohe te nderteses se merituar.
“Bashke me urimin gjej rastin te perserit premtimin e kryeministrit per ndertimin e tempullit te bektashinjve, jo vetem si domosdoshmeri per besimtaret, por edhe si nder per kryeqytetin dhe shqiptaret”- tha Basha.
Te njejten gje deklaroi me heret edhe kryeministri Berisha, qe bashke me urimin vleresoi rendesine e kesaj dite te lirise, e demokracise per gjithe shqiptaret.
Ditelindja e Imam Aliut
Per keta besimtare, dita e sotme shenon nisjen e vitit të ri dhe kjo perkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe.
Kryegjyshata Boterore permes kreut te bektashinjve Baba Mondit ka nisur festimet per kete dite, duke lexuar 110 thënie të profetit për Imam Alinë. Qindra besimtare jane mbledhur ne keto ambiente per te ndare se bashku gezimin e kesaj dite te madhe.
Ne ktyegjyshate Ne gjithe boten bektashiane kjo ditë konsiderohet dhe nderohet si dita e ringjalljes së madhe, dite e re e besimit per nje te ardhme me te mire, dita e lindjes se shpreses per te gjithe njerezimin.
Dita e Novruzit ne vendin tone u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996 dhe kujtohet me ritet e vecanta te bektashianeve cdo vit.