Merah e kishte të ndaluar të hynte në SHBA

Mohamed Merah, Foto: BBC
Autori i disa vrasjeve në Francë, Mohamed Merah ishte në listën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të personave të dyshuar për terrorizëm, sipas burimeve që merren me këtë çështje.
Burimet thane se Mohamed Merah ishte në listën e personave të ndaluar për të hyrë në SHBA , sepse në vitin 2010 ai kishte qenë në paraburgim në Afganistan, nga ku është dërguar sërish në Francë.
Zyrtarët kundër terrorizmit të Byrosë Federale të Hetimeve, e cila menaxhon listën e SHBA, mësohet se kanë mbledhur informacione mbi Merah, para se të ndodhnin vrasjet e fundit në Francë.
Rrethanat e ndalimit e tij, kapja dhe kthimi në Francë nuk janë plotësisht të qarta. Merah vdiq në një shkëmbim zjarri mes tij dhe policisë franceze, pas një aksioni të gjatë dhe të tensionuar në një apartament në Tuluzë. Gjatë këtij operacioni mësohet se, Merah kishte pohuar se ai kishte bërë trainim me al Kaedën në rajonin e Pakistanit në Vaziristan.