Dorezohet Alket Rizai 5 pengjet ne gjendje te mire

Përfundon pa viktima pengmarrja 24 orëshe në burgun e Athinës. Dorëzohet Alket Rizai në burgun e Melandrinos, ndërsa 5 pengjet ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Kështu bëjnë të ditur mediat greke.
Lajmi për dorëzimin e Alket Rizait u dha nga një burim në burgun Malandrino në Greqi
Operacioni deri ne 17.00
Trupa speciale të policisë kanë ndërhyrë në burgun e Malandrinos duke përdorur bomba tymuese dhe lëndë të tjera kimike.
Te shtëna armesh dhe bomba tymuese ne këto momente brenda burgut Malandrino. Mendohet se ka avancuar operacioni per neutralizimin e Alket Rizait. Njoftimet e fundit nga vendngjarja bëjnë me dije se njeri prej pengjeve ka dalë jashtë, duke shfrytëzuar pështjellimin e krijuar nga ndërhyrja e policisë. Sipas tij, tashmë janë pesë pengjet që mban Rizai, i cili, gjithmonë sipas gardianit të liruar, ka mbështjellë rreth brezit një sasi eksplozivi dhe mban në dorë një granatë dhe një send si pult komandimi, me të cilin thotë se do të aktivizojë lëndën plasëse. As gazetarët dhe askush tjetër nuk ka askes në afërsi të burgut, ku policia ka ndaluar qarkullimin një rreze prej 500 metrash. Dëshmitarë okularë rreth bugut Malandrinos thanë se po shinin shtëllunga tymi në brendësi të burgut. Ka të dhëna se policia ka ngritur postblloqe dhe po kontrollon në një zonë të gjerë në Greqinë kontinentale, për të gjetur dy automjete që vlerësohet se u përkasin dy bashkëpunëtorëve shqiptarë të Rizait dhe se ndodheshin afër burgut Malandrino para se të fillonte pengmarrja. Para pak u bë e ditur se avokati i Razait, Sakis Kehaioglu, i ka dërguar klientit të vet një sms ku i kërkon t’i japë fund pengmarrjes. "Te lutem, jepi fund pengmarrjes dhe ruaj jeten e tyre, por edhe jeten tende". "Te lutem si avokati yt dhe si mik, ta kerkoj si nder. Dorezo armët dhe eksplozivin dhe jepi fund", apelon avokati ne mesazhin telefonik dërguar Rizait.
Vazhdon pengmarrja e Rizait Në burgun e Malandrinos në Greqi vazhdon pengmarrja e filluar mbrëmjen e të shtunës nga Alket Rizai. Ai mban peng të paktën katër punonjës të burgut, nën kërcënimin e një bombe, dhe kërkon t'i vihet ne dispozicion një mjet për t'u larguar. Për siguri ai kërkon te marre dhe pengjet me vete. Negociatat për zgjidhjen e situatës, që po zhvillohen prej mesnatës, nuk kanë dhënë ende rezultat. Në mjediset e burgut, ku ka një përqendrim të madh forcash speciale policore, ndodhet edhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë greke të drejtësisë, Marios Skandamis. Avokati i Rizait, Sakis Kehagioglu, që pati një komunikim gjatë natës me klientin e vet, tha se Alket Rizai ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Avokati përcolli fjalët e Rizait se ai po mban peng katër persona, nën kërcënimin e një bombe, në kohën që sipas agjencisë zyrtare të lajmeve AMNA, numri i personave që mbahen peng është gjashtë. Megjithë këshillat e avokatit që të heqë dorë, pasi një akt i tillë nuk ka mund të ketë asnjë rezultat, përveçse të vejë në rrezik jetën e pengjeve dhe të vetë Rizait, i burgosuri i famshëm shqiptar është shprehur i vendosur të vazhdojë deri në fund. Të pafrytshme kanë qenë edhe përpjekjet e mikeshës së Rizait Sula Mitropa, që sipas avokatit gjithashtu komunikoi me pengmarrësin. Në këto momente situata ne burg eshte teper e tensionuar dhe autoritetet druhen se mos përshkallëzohet në shpëthimin e një revolte nga ana e të burgosurve, që vazhdimisht janë ankuar për kushtet e këqija të jetesës. Pengmarrja ndodhi rreth orës 21.00 kur në rethana ende të pasqaruara, Rizai hyri në dhomën e truprojes dhe nën kërcënimin e bombës neutralizoi gardianët që ndodheshin aty, duke kërcënuar ta aktivizonte. Alket Rizai, që vuan dnimin me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim, por edhe për vepra të tjera penale, u bë i famshëm për arratisjen e bujshme me helikoper, në shkurt 2009, bashkë me të shumëkërkuarin grek, Vasilis Paleokostas. Në nëntor të po atij viti policia mundi ta gjente dhe ta arrestonte në një vilë pranë Athinë. Rizai vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim, por edhe për vepra të tjera penale.
Flet nëna e Alket Rizait Ndërkohë që Alket Rizai mban peng 4 punonjës në burgun e Malandrinos, nëna e tij në një intervistë për ABC News i bën thirrje te birit t që të mos dorëzohet deri në lirimin e tij. Sipas Donika Rizait djali i saj po mbahet pa arsye në burg, pasi është i pafajshëm. Nëna e Alket Rizait ka deklaruar se është krenare për djalin, i cili sipas saj nuk ka kryer asnjë krim. Gjithashtu ajo i ka kërkuar shtetit shqiptar që të ndërhyjë për të zgjidhur situatën.
Kush është Alket Rizai Alket Rizai i njohur edhe me shkurtesën “ALKI” ka lindur në Ballsh, ku familja e tij kishte zbritur nga fshati Aranitas. Ai është djali i vogël i tre djemve të çifti Ramiz dhe Donika Rizai dhe thuhet se flet 4 gjuhë të huaja. Shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar në Ballsh, ndërsa në vitin 1993 ka kaluar ilegalisht në Greqi, duke nisur punën në një minimarket të vogël si shitës. Dy vjet më pas, në 1995 Alketi hapi një bar të vogël dhe një pikë shitjesh të makinave të përdoruara që sillte nga Gjermani. Makina këto, që e futën në burg për herë të parë. Në njërën nga makinat që kishte shitur, policia gjeti një sasi droge, mjaftueshëm sa për të arrestuar shitësin Alket Rizai. Në burg, mësohet se ka njohur shumë persona me precedent penal në Greqi, me të cilët edhe u miqësua. Pas daljes nga burgu, Alketi filloi të punonte në lokale nate, bashkë me personat me të cilët ishte njohur në burg. Në vitin 2003 pas xhelozisë për të dashurën ruse, sipas autoriteteve greke, ai vret shtetasin Thanasi Koropiotis, një binezmen grek. Për këtë vrasje arrestohet “Alki” dhe dënohet me 25 vjet burg. Alketi pretendon pafajësi, çka tentoi ta provoj edhe pas arratisjes së parë nga burgu me helikopter më 2 qershor 2006. Së bashku me mikun e tij, Vasilis Paleokostas u largua me helikopter nga burgu Koridhalosit në Greqi, për tu arrestuar një vit më vonë. Edhe për këtë arratisje ai u dënua me burg. Por, qëllimi i Alketit ishte të arratisej nga burgu, qëllim që vazhdon ta ketë. Në shkurt të 2009, me ndihmën e të dashurës shqiptare Alket Rizai arriti të arratiset përsëri me helikopter nga burgu Gramatikos. Por arratisja i zgjati disa muaj, pasi u arrestua më 16 nëntor 2009 pas rrethimit të shtëpisë ku banonte. Alket Rizai, tashmë është i dënuar me dy burgime të përjetshme dhe dy herë me nga 26 vite burg për arratisjet nga qelia me helikopter. Në intervistën e dhënë në media pak kohë më parë, Alket Rizai shprehet se është i betuar vetëm për arratisje nga burgu, pasi I janë bërë shumë padrejtësi.