Permbytjet ne Shkoder, ende 3000 banore te pa evakuar
SHKODER-
Reshjet e shiut, dhe shtrëngatat kanë përfshirë qarkun e Shkodrës gjatë gjithë natës duke vazhduar të rrisë nivelin e ujit në zonat e përmbytura të NënShkodrës. Ndërsa situata vazhdon të bëhet gjithnjë e më kritike për shkak të reshjeve dhe shkarkimeve të HEC-ve janë 3000 banorë në zonat e rrezikuara nga përmbytja të cilët pritet të evakuohen. Shifrat nga Shtabi i Emergjencave në Shkodër informon se janë “Të evakuuar gjithsej janë 527 familje dhe evakuimi vazhdon. “Pritet të evakuohen gjithsej rreth 3000 persona nga njësitë vendore të bashkisë Shkodër, Komunat Ana e Malit, Dajç, Bërdicë, Bushat. Komisioni i Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër është mbledhur sot paradite për të monitoruar situatën e përmbytjeve në qarqet Shkodër e Lezhë. Vetë Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha ndodhet në këtë mbledhje informon ministria e Brendshme ndërsa jep të dhënat e fundit deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, (e enjte) të raportuara nga Qendra e Bashkuar Operacionale të Komitetit Ndërministror.Sipas shifrave në qarkun e Shkodrës janë përmbytur rreth 4786 ha tokë. Janë në prezencën e ujit 870 shtëpi.Nga grupi i punës inxhiniero-teknik i ngritur nga Prefekti në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë ka punuar dhe riparuar rreth 140 m argjinature dhe brenda ditës së sotme pritet të përfundoje pjesa tjetër e dëmtuar prej 400 m.Gjatë ditës së djeshme është bërë një punë intensive nga strukturat e policisë dhe të ushtrisë që janë të dislokuar në këtë zone, për të bindur komunitetin e zonës për t’u evakuar, punë e cila vazhdoi edhe gjatë mbremjes së kaluar.Po punohet në Komunën Velipoje për riparimin e argjinatures në fshatin ças.Gjatë ditës së djeshme janë evakuar nga strukturat e ushtrisë rreth 200 kokë bagëti nga zona e përmbytur në afërsi të nënstacionit të pompave që furnizojnë komunen Velipojë, pranë fshatit Trush të komunës Bërdicë.Gjithashtu për të ndihmuar në situaten e krijuar, kanë ardhur edhe një grup specialistësh nga Kosova i përbërë prej 15 vetësh të cilët janë të pajisur me mjete speciale, varka gome etj., që do të vihen në dispozicion të zonave që janë të përmbytura.(s.g/BalkanWeb)