E Diel, 1 Nëntor 2026

Fierza kalon 3 metra kufirin e sigurise. Ekspertet: Situata alarmante

SHKODER- Rriten prurjet ne Hidrocentralin e Fierzes duke shtuar rrezikun e alarmit per permbytje. Te dhenat nga KESH tregojne per dyfishim te prurjeve ne hidrocentralin e Fierzes si shkak i rritjes së temperaturave dhe shkrirjes së borës. Vetëm brenda orëve të natës prurjet janë rritur me mbi 800 metër kub ujë për sekondë. Dje prurjet shenonin 800 meter kub per sekonde, ndërsa sot ato janë 1650 meter kub uje per sekonde. Ndërsa të martën prurjet ishin në 400 metra kub për sekond. Kjo ka bërë që niveli i ujit në Fierzë të jetë në 293.1 metra nga 290 metra qe eshte kufiri i sigurise,  që duhet mbajtur niveli i ujit në Liqen. Vetëm gjatë orëve të natës ky nivel uji është rritur me 31 cm. Ekspertet e energjetikes e cilesojne kete rritje te nivelit te ujit ne pike kritike, dhe autoritetet duhet te marrin masa urgjente.  Kapaciteti maksimal i liqenit te Fierzes ose kufiri maksimal eshte 296 metra dhe nese tejkalohet ky nivel atehere mund te jete nje prag katastrofe e vertete.E veshtira paraqitet situata ne Hidrocentralet e tjere. Ne Koman niveli i ujit shenon 173.86 metra ndersa kouta e lejuar eshte 175 metra. Ne Vaun e Dejes, niveli i ujit ka shkuar ne 75.4 metra nga 76 metra qe eshte kapaciteti i lejuar. Ne Ulez dhe Shkopet situata duket me e rende, niveli i ujit eshte vetem 73 cm larg pikes kritike, qe eshte 128.80 metra. Ne keto kushte dhe pa asnje rrugedalje KESH ka gjetur te vetmen zgjidhje hapjen e portave te shkarkimeve nga hidrocentralet . Nga Fierza po shkarkohen 500 metra kub uje ne sekond, nga Komani ku prurjet jane 940 meter kub per sekonde dhe po shkarkohen 1700 meter kub per sekonde. Nga Vau i Dejes po shkarkohet 1400 metra kub uje ne sekond ndersa prurjet jane 300 meter kub uje ne sekond, nga Uleza dhe Shkopeti po shkarkohen 400 meter kub uje per sekonde. Situata ne kaskaden e Drinit dhe Ulezes mbetet alarmante, sepse me kete nivel prurjesh edhe pse hidrocentralet punojne me gjithe fuqine e tyre, niveli i Fierzes po vazhdon te rritet.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›