E Diel, 1 Nëntor 2026

Domke Si vepruam ne Gjermani me historine komuniste

Eksperti

Ne Gjermani historia e Republikes Demokratike Gjermane paraqitet si pjese e nje historie te perbashket gjermane ne Muzeun Historik Gjerman DHM. Per kete qellim ka pasur nje debat te gjere shoqeror perfundimet e te cilit kane gjetur mbeshtetje te gjere dhe zbatim ne ekspoziten e perhershme te muzeut cka ka kontribuar edhe ne paqen sociale ne vend thote per gazeten Shqip eksperti gjerman Stefan Domke qe i eshte bashkuar muajt e fundit ekipit te eksperteve te GCDO-se ne Gjirokaster.

Sipas organizatoreve te paneleve ne te dyja keto tryeza debati ne Tirane dhe ne Gjirokaster do te diskutohet me ekspertet shqiptare lidhur me rrugen qe duhet te ndjeke Shqiperia per te arritur nje paraqitje te arsyeshme dhe gjeresisht te pranueshme te periudhes komuniste ne muzete e saj. Aktivitetet qe do te zhvillohen ne Tirane dhe Gjirokaster do te jene te hapura per ekspertet e fushes dhe per publikun e gjere nderkohe qe prania e eksperteve dhe eksperienca gjermane do te jene nje model i cili do te ndihmoje per te percaktuar nje menyre te re te konceptimit muzeor te periudhes se komunizmit dhe te udheheqesve te asaj periudhe thone perfaqesuesit e Organizates per Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›