Hapet debati per futjen e Enverit ne muze
Kerkesa e pare qe bejne vizitoret dhe turistet e huaj mandej edhe vendas nga rajone te ndryshme te vendit kur zbresin ne Gjirokaster eshte te mesojne ku ndodhet shtepia e ish-udheheqesit komunist Enver Hoxha dhe ajo e shkrimtarit tone te shquar Ismail Kadare te dy me origjine nga Gjirokastra. Kersheria e tyre ne te dyja rastet eshte e motivuar sepse pavaresisht vleresimeve te ndryshme gjate periudhes se komunizmit te dyja keto figura kishin kapercyer muret e izolimit shqiptar dhe ishin bere te njohura ne boten perendimore.
Duhet perfshire apo jo periudha e komunizmit ne historine dhe muzeologjine shqiptare ne rrethanat kur ajo ende nuk eshte zbardhur plotesisht Duhet te ruhen dhe te vendosen ne stendat e muzeve dokumente foto dhe relike te udheheqesit komunist Enver Hoxha Cfare ndikimi do te kene keto objekte dhe dokumente muzeore te publiku shqiptar dhe vizitoret e huaj Me sa duket ka ardhur koha qe keto dhe probleme te tjera qe lidhen me vleresimin nga pikepamja historike e komuniste te hidhen ne tryezat e diskutimit. Ne kuadrin e nje vargu veprimtarish te Tetorit Gjerman Organizata per Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastres GCDO ne bashkepunim me Ambasaden e Republikes Federale te Gjermanise kane marre iniciativen e organizimit te nje veprimtarie te llojit leksion ne mbremje gjate te cilit do te debatohet rreth temes Historia mes nderit dhe ndershmerise. A duhet te jete pjese e muzeumeve periudha komuniste e Shqiperise.
Organizatoret e kesaj veprimtarie kane menduar qe te therrasin nje panel diskutimi publik ne Tirane dhe nje konference te ndjekur nga nje diskutim i gjere me publikun qe parashikohet te organizohet javen e ardhshme ne qytetin e Gjirokastres ku perfaqesues te Muzeut Historik Gjerman DHM te ftuar posacerisht do te diskutojne rreth eksperiences dhe menyres se si u arrit procesi i pasqyrimit dhe vleresimit te periudhes komuniste ne Gjermani. Prezantues te kesaj eksperience do te jene dy eksperte te njohur gjermane perkatesisht dr.Hans-Joumlrg Czech ish-shef historian i Muzeut Historik Gjerman ne Berlin dhe dr.Peter Jahn ish-drejtor i Muzeut gjermano-rus dhe Memorialit te Luftes ne Berlin.
Elenita Roshi nendrejtore e Organizates per Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastres thote se nga menaxhimi disavjecar per qellime studimore i levizjes turistike ne kete qytet kane verejtur interesimin e vizitoreve te huaj per objektet qe lidhen me jeten e Enver Hoxhes ne vendlindjen e tij dhe kjo i ka shtyre qe te organizojne nje panel debati ne Tirane dhe Gjirokaster per kete teme.
Njezet vjet pas fundit te komunizmit ne Shqiperi kjo periudhe historike nuk eshte zbardhur ende por e pazgjidhur eshte nder te tjera edhe ceshtja se si kjo periudhe duhet te paraqitet ne muzete e vendit. Ne muze nuk ekziston ndonje informacion ne lidhje me kete periudhe 50-vjecare dhe kjo shpesh i habit vizitoret perendimore per te cilet Lindja dhe sidomos Shqiperia kane qene te paprekshme dhe te panjohura thote ekspertja e trashegimise kulturore Elenita Roshi.
Shpesh here pas ketij problemi apo fenomeni fshihen pikepamje krejtesisht te ndryshme mbi funksionin e muzeve te argumentuara nga pozicione te ndryshme. Sipas organizatoreve ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane periudha komuniste eshte zhdukur nga ekspozita e perhershme ndersa muzeu i ngritur ne shtepine e Enver Hoxhes ne Gjirokaster prej vitesh eshte kthyer ne nje muze etnografik nderkohe qe per Enver Hoxhen vizitoret nuk gjejne me asnje gjurme ne qytetin e origjines se tij. Domosdoshmerine e nje debati te tille organizatoret e lidhin me faktin se aktualisht ne Gjirokaster eshte duke u projektuar ngritja e nje muzeu te ri historik.