E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Shkoder zgjerohet harta

Zgjerohet harta e permbytjeve ne Shkoder ku tashme eshte prekur edhe qyteti. Pas permbytjes se Obotit dhe disa zonave ne Komunen Dajc uji ka nisur te mbuloje edhe periferine e qytetit.

Qindra hektare toke dhe dhjetera banesa jane pembytur ne zonen e Livadeve ne periferine perendimore te Shkodres ndersa ne qindra banesa te tjera ka prezence uji.

Ne disa banesa uji brenda ka arritur deri ne 30 cm duke bere qe tek keto banore te rikthehet frika e nje permbytje masive serish ne zone jane rikthyer varkat apo karrocat me kale si e vetmja menyre per te komunikuar.

Banoret e kesaj zone shprehen te shqetesuar per permbytjen e re. Gjate nates ka patur rritje te ndjeshme te nivelit te ujit dhe banoret kerkojne ndihmen e struktuarve shteterore.

Zona e Livadeve ndodhet ne afersi te lumit Buna dhe eshte permbytur nga prurjet e ketij lumi. Kjo per faktin pasi prurjet e medha te drinit per shkak te shkarkimeve nga hidrocentralet dhe reshjeve te shumta te cilat kane rritur dhe prurjet e lumit Kir kane bere qe te pengohet derdhja lumit Bunes ne lumin Drin. Per pasoje ujerat pengohen dhe nuk rrjedhin normalisht duke sjelle rritjen e nivelit te Bunes dhe liqenit te Shkodtres e si rrjedhim edhe permbytjen e livadeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›