Përmbytjet në Turqi, 200 shtëpi nën ujë
Edhe pjesa verilindore e Turqisë është përmbytur si pasojë e rreshjeve të dendura. Siç duket edhe nga pamjet në qytetin Giresun, të paktën 200 shtëpi janë nën ujë. Autoritetet flasin për dëme të mëdha ekonomike, sidomos në infrastrukturë. Deri tani nuk ka asnjë raportim për viktima. Po kështu, gjatë dy javëve të fundit, edhe pjesa veriore e Turqisë ëhstë përfshirë nga rreshjet ku si pasojë e përmbytjeve 3 persona kanë humbur jetën, disa rezultojnë të humbur në një kohë që ka dëme të mëdha materiale.