E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Rrugore 14 mijë gjoba për shkelje

Aksidentet e shumta por edhe shtimi i trafikut si pasojë e ardhjes së emigrantëve ka bërë që strukturat e Policisë Rrugore në kryeqytet të dyfishojnë patrullimet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe normalizimin e trafikut. Në superstradën Tiranë-Durrës, Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 136 masa administrative, kryesisht për ecje tej normave të lejuara të shpejtësisë si dhe për mos vendosje të rripit të sigurimit. Po ashtu, janë tërhequr 7 leje drejtimi të drejtuesve të mjeteve, ku nga konstatimi i bërë me radar, shpejtësia e tyre ka qënë mbi 120 kilometër. Gjithashtu janë vendosur dhe 14 000 masa administrative për parakalim të gabuar, për mos përdorim të kaskës mbrojtëse, për mosvendoje të rripit të sigurimit si dhe për mos përdorim të dritave gjatë drejtimit të mjetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›