E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet bashkëpunëtori i vrasësit

Pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, në afërsi të Doganës së Tiranës, ku gjeti vdekjen e menjëhershme Artan Allushi, 25 vjeç si dhe u plagosën shtetasit Kujtim dhe Nertil Allushi, strukturat e hetimit te krimit, gjatë ditës së djeshme mundësuan identifikimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit Isa Lusha, 28 - vjeç, banues në Paskuqan Tiranë. Sipas Policise ky shtetas dyshohet se menjëherë pas ngjarjes ka ndihmuar dhe trasportuar autorin e dyshuar të krimit Bashkim Qefalia, me qëllim për t’iu fshehur forcave të policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›