E Diel, 1 Nëntor 2026

Telegrame me pak nje mesazh me shume

Kremtimet brenda dhe jashte vendit te dy datave te lavdishme ne historine e kombit dhe te shtetit shqiptar tani kane perfunduar. Por mbresat rreth ketyre festimeve mbeten te ndryshme. Ne Kosove atmosfera ishte vertet e admirueshme ashtu sikurse edhe nga Athina deri ne Londer nga Milanoja deri ne Detroit shqiptaret emigrante nuk kursyen te organizonin dhe te zhvillonin denjesisht veprimtari te perbashketa. Megjithate ndonese keto data cdo vit i meritojne festime te tilla diteve te fundit perfaqesite diplomatike te Shqiperise ne disa metropole europiane dhe amerikane nuk u kujtuan apo nuk kishin fonde per te realizuar pritje pritje zyrtare qofte edhe pa salltanete te medha.
Po per ketu per pikerisht ketu ku muajit nentor iu kuqeluan perjetesisht te dyja datat cfare mund te te mbetet nder mend Sigurisht mbresat nuk mungojne. Vecse nje fryme nuk buciti dhe nuk trumbetoi por me heshtje dhe percmim pershkoi gjithcka. Ishin qendrimet dhe veprimet e qeveritareve ato qe ne vend ti ngrinin edhe kete vit himne popullit mbare sikur gjeten rastin me te mire per ta percare edhe me tej ate ne pellgun e varferise materiale dhe shpirterore. Aq sa mjaft qytetare jo vetem ne Berat me te ngrysur sesa ngahere u mblodhen ne menyre sporadike duke deshmuar dhe mbajtur neper duar pankarta te pa para me pare Nuk mund te festohet me barkun bosh.
Kete 28 nentor ne Vlore njerez plot edhe nga diaspora mbushen Sheshin e Flamurin. Ndersa asnje shtetar i larte nuk gjeti kohe tu bashkohej atyre. Nuk gjeti kohe as ti festonte ne Tirane plotesisht datat se u duhej ti mblidhnin te dyja ne nje. Kete 29 nentor veteranet e luftes Nacionalclirimtare te shoqeruar nga perfaqesuesit e opozites politike iu drejtuan se bashku nen qiellin plot re Nenes Shqiperi ndersa me heret akoma shkuan atje nje grup i vogel nepunesish te vetmuar te cilet i kane mbetur nje te majte tjeter qe kur kjo iu ngjit me ankth qeverisjes se djathte per ta mbajtur kete me kembe dhe veten me gjunje. Por megjithate gjate kremtimeve neper disa rrethe e majta mundi ta shtrije nje hap drejt bashkimit. Nderkohe qe gjate dy diteve ne Tirane qytetare dhe punonjes te Bashkise kerkonin ti mbushnin rruget me flamuj kombetare ndersa Policia e Shtetit i zmbrapste per te ruajtur si mbeshtjellesh shtyllash flamujt e Partise ne pushtet.
Por duhej te afronte mbremja e fundit kur kalendari behej gati te nderronte fletet per tu mbledhur neper shetitore dhe sheshe te kryeqytetit te rinj e te reja nga i gjithe vendi dhe me tej qe as policia dhe askush tjeter nuk mund ti pengonte e ti ndalonte per tiu gezuar nje lsquoNate te Bardhe deri sa agimi ti shtrinte plotesisht krahet e vet. Atehere gjithkush e kuptoi qe pozicionet percarese nuk jane vecse tentativa te deshperuara qe shtetaret tane nuk mund ti justifikojne me sukseset e rreme qe agjitojne sikurse sjane ne gjendje as ti fshehin me gjithe sokellimat dhe kanosjet ndaj liderit te opozites dhe kujtdo qe shton e forcon radhet e saj. Ndaj kujtdo qe nuk veshtron ndonje konkurrence te shpreses se kjo ka humbur edhe te drejtesia per sa kohe vendi qeveriset padrejtesisht se bashkejetesa e alternativave eshte katandisur ne nje iluzion te venitur se tashme te ndryshem kane mbetur vetem nje grusht njerez qe i kane hedhur thonjte ne gryke tere shtetit per te ruajtur pushtetin pikerisht pushtetin e tyre te korruptuar te kriminalizuar.
Ne kete atmosfere te renduar presioni i se ciles ndjehet edhe ne hapesirat jashte kufijve tokesore ujore dhe ajrore te vendit te vetmet qe mund ta fashitnin disi ate do te qene klishete e urimit drejtuar Tiranes zyrtare. Por as protokollet ne raste te tilla nuk mund te vershonin si ne vite te tjera dhe ne situata normale. Prandaj vetem pak shume pak telegrame korteziare arriten nga Kosova Turqia Greqia dhe Cekia ne skrivanine e kryeministrit tone. Te ketij qeveritari i cili per cdo dhurate bujare dhe mirenjohjeje qe bota demokratike i ben vendit dhe popullit tone nuk rri pa rrahur gjoksin. Madje edhe duke deklaruar si para disa javesh ne Gjirokaster se ai ai dhe vetem ai qenka aleati me strategjik i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Mire por si mund ta shpjegohet fakti qe edhe nje telegram urimi ardhur nga pertej Atlantikut prej Kreut te Ekzekutivit te Federates shumekombeshe me te fuqishme nuk i drejtohej kryetarit te Qeverise shqiptare por Kryetarit te Shtetit duke u shprehur qe SHBA dhe Shqiperia jane miq te ngushte dhe aleate te lidhur nga detyrimi yne solemn ndaj sigurise se njeri ndash tjetrit A mund tu lihet vend shume hamendjeve kur ne adrese te atij qe kushtetutshmerish duhet te perfaqesoje unitetin e popullit shqiptar Presidenti Obama inkurajoi per reforme te metejshme ne rrugetimin integrues drejt Bashkimit Europian me bindjen se lidhjet e qendrueshme mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen gjate viteve te ardhshme .
Ne kete kuader edhe ndonje pikepyetje e mundshme mori pergjigje te qarte menjehere kur Sekretarja e Departamentit te Shtetit nuk zgjodhi linjat qeveritare por ate te nje letre te hapur ne rruge elektronike nepermjet te ciles i uronte te gjithe popullit te Shqiperise nje festim te gezuar te Dites se Pavaresise. Dhe te mos harrojme qe politika zyrtare e SHBA sic u shpreh dy dite me vone Zonja Klinton rreth atyre qe i quajti Komunikime te vjedhura te Departamentit te Shtetit nuk percaktohet nga telegrame mes kolegesh por ne deklaratat dhe veprimet e Uashingtonit. Ne kete kuptim eshte per tu vleresuar edhe fraza ne letren e fundit te saj Pres me kenaqesi te vazhdojme partneritetin me Shqiperine per ceshtje me rendesi rajonale dhe globale teksa punojme se bashku drejt nje te ardhmeje demokratike te sigurt dhe te begate per te dy popujt tane.
Pas ketij mesazhi shpjegimet e zgjatura dhe te sterholluara rreth nevojes se forcimit te bashkimit te popullit tone per anetaresim te plote ne bashkesine euro ndash atlantike do te ishin sa te pavlefshme aq edhe te bezdisshme.
shkrimi u botua sot ne Gazeta Shqiptare/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›