E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton te vrase kamerierin arrestohet

ELBASAN - Policia e Elbasanit parandaloi nje vrasje te mundshme brenda nje lokali nate perballe Spitalit Kirurgjik ne qytetit e Elbasanit. Policia beri te ditur se shtetasi Haki Lamce 31 vjec ne oret e vona te se henes ne gjendje te dehur ka tentuar te qelloje me arme zjarri ndaj kamerierit te lokalit 27-vjecarit A.K. Menjehere alarmi per ngjarjen i eshte dhene policise e cila porsa ka marre te dhenat ka mberritur ne lokal por autori ishte larguar. Ai eshte arrestuar ne tentative per te dale nga qyteti me makinen e tij. Gjate kontrollit te ushtruar 31-vjecarit i eshte gjetur nje pistolete si dhe nje sasi e madhe fishekesh brenda automjetit. Menjehere ai eshte shoqeruar dhe pasi eshte marre ne pyetje ka pranuar se ka pasur nje grindje te castit por ka mohuar se ka tentuar te qelloje 27-vjecarin. Lamces i jane vene prangat me akuzen e armembajtjes pa leje dhe tentative vrasjeje. a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›